Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun: Zgjerimi i kapacitetit te lendfillit te mbetjeve urbane (pika 13), pajisur me leje mjedisi tipi a (pn-0762-08-2021), zona e trajtimit te mbetjeve Tirane (Z.T.M.T)" Sharre, Nj.A. Vaqarr, Bashkia Tirane
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Projekt-Akti: “ZGJERIMI I KAPACITETIT TE LENDFILLIT TE MBETJEVE URBANE (PIKA 13), PAJISUR ME LEJE MJEDISI TIPI A (PN-0762-08-2021), ZONA E TRAJTIMIT TE MBETJEVE TIRANE (Z.T.M.T)" SHARRE, NJ.A. VAQARR, BASHKIA TIRANE
Afati për dërgimin e rekomandimeve dhe forma e pranimit të rekomandimeve:
Pranohen rekomandime deri në datën 21.05.2025.
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt në adresat:
[email protected]
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin:
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Informacion mbi procedurat që do të ndjekë Bashkia Tiranë nga marrja e rekomandimeve deri në miratimin përfundimtar të aktit:
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Drejtorisë së Mjedisit Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik Investimeve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik, për të ndjekur më tej procesin e vlerësimit të rekomandimeve.
Në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të paraqitet përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet aktit të miratuar.
Dokumenti |
Shkarko |
Formular tipi I-Integrated Energy |
|
Permbledhja joteknike-Integrated Energy |