Informojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se masat adiministrative të vendosura në mungesë, për kundërvajtjet e konstatuara nga sherbimet e Policisë Bashkiake, Bashkia Tiranë, (përveç proces verbalit të lënë në vend, si dhe njoftimit me postë në rastet e adresave të sakta), për shkak të mungesës së adresës së saktë në sistemin e-gjoba, të mjaft rasteve, ato afishohen edhe në stendat e informimit pranë zyrave të Policisë Bashkiake, me qëllim marrjen dijeni të shtetasve për masat e vendosura ndaj tyre, në respektim të ligjit 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
Listat, qëndrojnë të afishuara për 10 ditë, nga e nesërmja e vendosjes së masës administrative.
Gjithashtu, ju informojmë se, nëse pagesa e gjobës kryhet brenda 5 ditëve nga marrja dijeni, aplikohet një zbritje prej 20% të masës së gjobës. Me kalimin e afatit paguhet 2%, kamatë në ditë deri në një muaj.
Adresa: Rruga “Mahmut Allushi”, ish-godina e Sherbimit Informativ të Ushtrisë, Lagja Nr. 12, Dajt.