Bashkia Tiranë, më datë 28.03.2025, ora 14:00 pranë ambienteve të shkollës “Ardjan Klosi”, organizon shortin publik për përzgjedhjen e njësive të banimit dhe tregtimit, në objektet e reja të ndërtuara në lagjen e re “5 Maji”, për sistemimin e subjekteve të shpronësuara nëpërmjet shpronësimit me shkëmbim dhe subjekteve përfituese nga programi i zhvillimit të objekteve të reja.
Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisive të banimit/tregtimit në objektet e reja, do të bëhet sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilën e gjeni të afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.
Lutemi të merrni masa që ju apo përfaqësuesi juaj me prokurorë të jeni të pranishëm në shortin publik, ku nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent nga ana juaj do të bëhet përzgjedhja e njësisë së re të banimit.
Në rast se ju apo përfaqësuesi juaj, nuk paraqiteni edhe pse keni marrë rregullisht njoftimin, atëherë të drejtën e përzgjedhjes e ushtron Kryetari i Komisionit, në prani edhe të subjekteve të tjera përfituese dhe rezultati i përzgjedhjes pasqyrohet në procesverbal në të cilin evidentohet e gjithë kjo procedurë.
Dokumenti |
Shkarko |
Lista emërore e pronarëve që shpronësohen |
|
Lista për rindërtim |