Në zbatim të nenit 19, të ligjit 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar dhe vendimit nr. 104, datë 8.10.2024 të Këshillit Bashkiak “Për përllogaritjen e masës së qirasë të apartamenteve të fondit publik të banesave sociale të përfituara nga kontributi i sektorit privat dhe miratimin e sistemit të pikëzimit për përfituesit e këtij programi” njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza 1) përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” nga data 10.12.2024 deri në datën 17.12.2024, PËR PROGRAMIN “BANESA SOCIALE ME QIRA”, për apartamentet pjesë e fondit publik të përfituara si rezultat i kontributit të sektorit privat.
Çdo individ/familje i cili ka paraqitur kërkesën/aplikimin për t’u trajtuar me programin social “Banesë Sociale me Qira” duhet të aplikojë në portalin E-Albania, brenda afatit të përcaktuar në këtë njoftim.
Bazuar në pikën 2 të nenit 14, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin Social”, i ndryshuar individi ose përfaqësuesi/ja i/e familjes, që vetëdeklarohet me paaftësi apo pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike, u drejtohet njësive administrative ku kanë vendbanimin ose vendqëndrimin, me qëllim asistimin në kryerjen e aplikimit në portalin E-Albania.
Aplikimi bëhet në portalin e-albania, nëpërmjet shërbimit elektronik “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” , ku qytetarët mund të aplikojnë individualisht online për të përfituar nga programi i strehimit.