Mbështetur në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.39, datë 23.05.2016, për “Përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe përcaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja” (i ndryshuar), Urdhëresën nr. 27514, datë 13.09.2016 “Për proçedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së operatorëve për linjat e transportit qytetas të udhëtarëve, si dhe rinovimin e liçencave për këto linja” (i ndryshuar), Urdhërin nr.27309, datë 13.09.2016 për “Kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimit publik të transportit qytetas të udhëtarëve në zbatim te Vendimit nr. 39, datë 23.05.2016 të Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe percaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja” (i ndryshuar), në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr.27951, datë 16.09.2016, mbi “Caktimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen për operim në linjë të rregullt udhëtarësh qytetëse” (i ndryshuar), dhe në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr. 6357\1, datë 08.02.2019, për “Kushtet e posaçme të shërbimit në Linjën qytetëse nr. L.5\B “Institut - Qendër“ (i ndryshuar), njoftohen të gjithë subjektet e interesuar, se Bashkia e Tiranës, ka filluar proçedurën për pranimin e praktikave, për të gjithë të interesuarit, të cilët kërkojnë të konkurojnë për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të transportit të udhëtarëve në linjën :
• L. 5\B “Institut - Qendër ”
Proçesi i konkurimit do të kryhet sikurse është përcaktuar në Urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr. 27951, datë 16.09.2016 (i ndryshuar) të cituar më lart, nëpërmjet sistemit të pikëve që do të grumbullohen, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur.
PERIUDHA E PRANIMIT TË DOKUMENTACIONIT PRANË PRITJES ME QYTETARËT, NË BASHKINË E TIRANËS DO TË JETË:
24.10.2023 deri më 02.11.2023
ORARET E PRANIMIT TË DOKUMENTACIONIT PRANË PRITJES ME QYTETARËT, NË BASHKINË E TIRANËS, JANË:
08:00 – 17.30:00 (Gjatë ditëve të punës)
DOKUMENTACIONI DUHET TË PARAQITET I PLOTË.
TË GJITHA APLIKIMET E KRYERA PAS DATËS SË PËRCAKTUAR NË NJOFTIM, NUK MERREN NË SHQYRTIM.
PËR KËTË APLIKIM SUBJEKTET DUHET TË PLOTËSOJNË KUSHTIN E PERSONIT JURIDIK DHE TË KENË SELINË NË QYTETIN E TIRANËS.
Përpara se të plotësoni dokumentacionin, sugjerohet të lexoni me kujdes urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Urdhërin nr. 27514, datë 13.09.2016 “Për proçedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së operatorëve për linjat e transportit rrethqytetas të udhëtarëve, si dhe rinovimin e liçencave për këto linja” (i njdryshuar), si dhe udhëzimin nr. 5627, datë 18.11.2016, për “Përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” (i ndryshuar) .
Dokumenti |
Shkarko |
Njoftim për linjë të lirë 5\B "Institut - Qendër" |