Kriteret, specifikimet e ambjentit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.
1. Bashkia Tiranë kërkon të marrë me qira ambjent të përshtatshëm për zyra për 77 punonjësit e Bashkisë Tiranë me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:
• Të jetë në territorin e Bashkisë Tiranë.
• Duhet të ketë çertifikatë pronësie.
• Të jetë i përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit për të cilin kërkohet.
• Sipërfaqja e ambjentit të jetë rreth 800 m2.
2. Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:
• Kërkesa e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;
• Deklarata e hollësishme për vënien në funksionim të objektit ku të përfshihet përshkrimi i detajuar i ambjentit dhe pajisjeve (nëse ka);
• Gent-plani i pasurisë.
• Fotokopje e noterizuar e çertifikatës së pronësisë dhe kartelës së pasurisë/ Çertifikata dhe kartelës së pasurisë të nxjerrë nga sistemi e-albania (e vlefshme me originalin)/ Fotokopje e noterizuar e cdo dokumentacioni që provon posedimin e pronës.
• Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës/ Ekstrakt i QKR-së (nëse është subjekt tregtar).
• Oferta e qiradhënsit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë (lekë/m2/muaj).
• Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 03.08.2024, në Drejtorinë e Arkivit Qëndror dhe Protokollit të Bashkisë Tiranë.
• Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga Bashkia Tiranë (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.
3. Oferta fituese do të jetë:
• Oferta e cila, në bazë të kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në "Njoftimin për Publikim" ose "Website-in Zyrtar" plotëson kërkesat e Autoritetit Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes me çmimin më të ulët, ose
• Oferta ekonomikisht me e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në "Njoftimin për Publikim" ose "Website-in Zyrtar" nga Autoriteti Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur pranë stendave të institucionit të Bashkisë Tiranë.