Kriteret, specifikimet e ambjentit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.
- Bashkia Tiranë kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm për akomodimin dhe sistemimin e punonjësve të Agjencisë së Industrisë Kreative me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:
-Duhet të ndodhet në territorin e zonës së Qendrës së Tiranës në mënyrë që punonjësit të kenë aksesin e lehtë me ambjentin e institucionit të Bashkisë Tiranë.
-Prona/Ambienti duhet të ketë çertifikatë pronësie.
-Të ketë kushte të plota për të qenë e aksesueshme për qytetarët.
-Të ketë tualet, ndriçim të përshtatshëm, ujë dhe internet.
-Sipërfaqja e ambientit të jetë ndërmjet 120 m2 -150 m2.
- Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:-Kërkesën e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;
-Deklarata e hollësishme për vënien në funksionim të objektit;
--Genplani i pasurisë;
Fotokopje e noterizuar e çertifikatës së pronësisë dhe kartelës së pasurisë së paluajtshme;
-Përshkrim i gjendjes së ambientit;
-Përshkrim i gjendjes së pajisjeve të tij, nëse ka brenda ambientit objekt i qiradhënies;
-Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës;
-Ekstrakti QKB-së (nëqoftëse është subjekt tregtar);
-Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë;
-Periudha e qiramarrjes së ambientit do të jetë nga koha e lidhjes së kontratës deri në 4 (katër) vjet pas lidhjes së kontratës;
-Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 9.06.2025 në ambientet aktuale të Agjencisë së Industrisë Kreative, adresa: Rruga “Bardhok Biba”, Old Building, kati 2, Tiranë;
-Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga Bashkia Tiranë (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues;
- Oferta fituese do të jetë:
-Oferta e cila, në bazë të kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në “Njoftimin për Publikim” ose “Website-in Zyrtar” plotëson kërkesat e Autoritetit Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes me çmimin më të ulët.
-Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin për Publikim” ose “Website-in Zyrtar” nga Autoriteti Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur pranë stendave të institucionit të Bashkisë Tiranë.