NJOFTIM
Në mbështetje të vendimit të Kryetarit të Bashkisë me nr. prot., 8380 datë 19.02.2021 për “Shpalljen e subjektit fitues për fazën e parë në proçedurat e konkurimit për të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse” “Tufina”, ju njoftojmë se:
Subjekti i cili fiton të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse është:
• “SHEGA TRANS” SHA për linjën: L. nr.7 “Tufina”.
Për të vazhduar proçedurat e pajisjes me liçencë, subjekti i sipërcituar, duhet të paraqesi plotësimin e dokumentacionit, si më poshtë:
1. Formularin e autodeklarimit;
2. Ekstraktin e QKR-së, ku të jenë pasqyruar targat e mjeteve që do të çertifikohen;
3. Leja e drejtimit për çdo drejtues mjeti me kategoria D (fotokopje e noteruar) dhe kontratat e punës me drejtuesit e automjeteve (me afat jo më pak se një vit, fotokopje e noterizuar ose origjinal);
4. Kontratë me ofiçinë riparimi automjetesh (origjinale, bashkëngjitur NIPT-in e ofiçinës);
5. Akt-vlerësimin e plotësimit të kushteve të komoditetit;
6. Çertifikatat e kontrollit teknik te automjeteve;
7. Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore të drejtuesve të automjeteve;
8. Dokumentin e sigurimit të përgjegjësisë së pronarit të mjeteve të transportit për dëme shkaktuar palëve të treta. (TPL);
9. Sigurimin e pasagjerëve;
10. Dokumentin e Çertifikatës së Aftësisë Profesionale (ÇAP) për drejtuesit e mjetit;
11. Si dhe çdo dokumentacion tjetër që kërkohet sipas standardeve të linjës të përcaktuara në urdhërin përkatës apo legjislacionit në fuqi.
Shkarko