Ky projekt synon forcimin e demokracise pjesëmarrese nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile duke mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive në vendimarrje si edhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për OJF-të.
Përmes këtij buxheti është ngritur një skemë grantesh që do të shërbejnë për mbështetjen e OJF-ve të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e Bashkise Tiranë.
Në kuadër të këtij projekti, do të organizohet me datë 11.02.2019 në orën 10.00 në sallën e Këshillit Bashkiak Tiranë takimi konsultativ me OJF-të që operojnë në Tiranë.
Takimi do të fokusohet në një çështje kryesore: caktimin e tre prioriteteve për thrijen e dytë. Për Bashkinë Tiranë prioritete janë si më poshtë:
Prioritet 1 - Aktivizimi i Rinisë:
Nënprioriteti 1.1: Organizimi i të rinjve për çështjet lokale dhe aktivizimi në kulturë;
Nënprioriteti 1.2: Aktivizimi i të rinjve në luftë kundër dhunës dhe bullizmit; dhe
Nënprioriteti 1.3: Punësimi i të rinjve dhe mbështetje për ide biznesi.
Prioritet 2 - Zhvillimi Social:
Nënprioriteti 2.1: Mbështetje për bizneset sociale; dhe
Nënprioriteti 2.2: Punësimi i grave dhe i grupeve të margjinalizuara.
Prioritet 3 - Mbrojtja e Mjedisit:
Nënprioriteti 3.1: Përmirësimi i cilësisë së ajrit; dhe
Nënprioriteti 3.2: Mbjedhja e pemëve dhe gjelbërimi i qytetit.
Prioritet 4 - Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore të Bashkisë Tirane:
Nënprioritet 4.1: Rritja e transparencës; dhe
Nënprioritet 4.2: Përmirësimi i komunikimit dhe i shërbimeve.
Prioritet 5 - Zhvillimi i aplikacioneve dhe teknologjisë:
Nënprioritet 5.1: Mbështetje për punësimin dhe vullnetarizimin; dhe
Nënprioritet 5.2: Mbështetje për ekonominë kreative, turizmin, dhe trashëgimin kulturore.
Nga ana e ReLOaD do të ketë një prezantim të shkurtër të programit dhe aktiviteteve kryesore të tij.
Për konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj apo për çdo pyetje sqaruese mund t’i shkruani personit të kontaktit, Joniada Hito në adresën [email protected]