Bashkia Tiranë, në përputhje me listën e renditjes së projekt-propozimeve të propozuara për financim nga Komisioni i Vlerësimit, shpall fituese të thirrjes së pestë të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor - ReLOaD në Bashkinë Tiranë projektet e mëposhtme:
- Projekti “Fuqizimi i të rinjve si qytetarë aktivë në nivelin vendor” - Fondacioni “United Rights Foundation”;
- Projekti “Time to Shine” - Qendra “Multifunctional Culture Center A.M.- SWANS”;
- Projekti “Aksion T - zëri i qytetarëve për turizmin e qëndrueshëm në Tiranë” - Qendra “CITRUS”;
- Projekti “Dekompostimi i mbetjeve organike në restorantet e Tiranës” - Shoqata “Shtëpia e Gjelbër”;
- Projekti “EcoTeens: Të Rinjtë si Agjentë të Ndryshimit për Mjedisin” - Qendra “The Good Psychology”;
- Projekti “Përfshihu, Gjej një Zgjidhje” - Shoqata “Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim - RIAS”;
- Projekti “Të Rinjtë për Ndryshimet KLIMAtike (RIKLIMA)” - Fondacioni “Milieukontakt Shqipëri”.