Text size
Bashkia Tiranë, në përputhje me listën e renditjes së projekt-propozimeve të dorëzuar nga Komisioni i Vlerësimit ngritur në vijim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 9417/1, datë 05.06.2020 për "Për ngritjen e komisionit të vlerësimit për Projektin Rajonal mbi Demokracinë Vendore-ReLOad", shpall fituese të thirrjes së tretë të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Bashkinë Tiranë projektet e mëposhtme:
1. Qendra DDAER me projektin "TIR-Programi për mbështetjen e teknologjisë dhe inovacionit për të rinjtë";
2. ADRA Albania me projektin "SuperEDU";
3. Qendra "Art, Kulturë, Integrim" me projektin "Ambasadorët e rinj kundër bullizmit".