Projekti i Bashkisë së Tiranës për fondin “Fuqizimi i Grave dhe Nxitja e Sipërmarrjes.”
1.1 Hyrje
Në datën 27 maj 2019, Bashkia e Tiranës lançon zyrtarisht Projektin për Fuqizimin e Grave Sipërmarrëse në Bashkinë e Tiranës, financuar nga burime publike dhe shpall thirrjen e hapur në dorëzimin e aplikimeve për grante, në mbështetje krijimin ose zgjerimin e aktiviteteve të bizneseve të suksesshme nga gra të afta për të qenë të qëndrueshëm në një treg konkurues.
1.2 Rreth Projektit të Bashkisë së Tiranës për Fondin “Fuqizimi i Grave dhe Nxitja e Sipërmarrjes”
Qëllimi i Projektit synon të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga gra në qytetin e Tiranës, të cilat janë të afta të mbijetojnë në tregun e punës. Procesi i përzgjedhjes së aplikantëve ka si qëllim të ofrojë transparencë dhe konkurencë të barabartë si dhe të mbështesë idetë dhe planet e biznesit më të mira, të veçanta, fitimprurëse dhe që garantojnë rezultate të qëndrueshme. Përveç mbështetjes në formë granti, projekti do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes si dhe mbështetje duke ndihmuar gra me orientime profesionale dhe kualifikime për të qenë të suksesshme në fushën e përzgjedhur.
Projekti do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë kuota që do të kufizojnë numrin e aplikantëve dhe sasinë e financimit për t’u përdorur për bizneset e reja dhe bizneset ekzistuese.
1.3 Mbështetja e Projektit
Qëllimi Projektit është të japë një mbështetje hap pas hapi për idetë e biznesit që kanë mundësinë më të madhe për të pasur sukses dhe për të tejkaluar barrierat e ndryshme të tregut. Për këto qëllime, Projekti është ndarë në tre faza.
Faza e parë: Kandidatët e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes Formularit të Aplikimit (shiko më poshtë).
Faza e Dytë: Aplikantët e pranuar marrin pjesë në trajnim (10 gjysma ditë pune) për aftësi të përgjithshme biznesi dhe zhvillimin e planit të biznesit, dhe vetëm atëherë ata dorëzojnë planet e tyre të biznesit. Planet e biznesit do të jenë një version më i përpunuar i idesë për biznes dhe do të konkurojnë për mbështetjen e grantit.
Faza e tretë: Fituesit e njoftuar do të firmosin një kontratë 18 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.
1.4 Aplikantët e Pranueshëm
Të gjitha aplikantët duhet të kenë një ide për biznes, që ka si qëllim fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur shumë të vogël ose të vogël. Ato janë të detyruara të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e Projektit, duke qenë se ata janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe zbatimin e biznesit të tyre. Kandidatët dhe pjesëmarrësit e pranueshëm të Projektit janë gra që jetojnë dhe/ose kanë një biznes shumë të vogël, ose të vogël në territorin e Bashkisë së Tiranës, në kohën e aplikimit.
Gra që nuk përmbushin kriteret për t’u përzgjedhur janë ato të cilat kanë një konflikt interesi me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Projektit.
Çdo aplikant mund të marr pjesë me vetëm një ide biznesi. E drejta për të pasur akses në Projekt, në asistencën e Grantit mund të përdoret vetëm një herë. Aplikantët mund të jenë biznese start up dhe ekzistuese.
Grupet e mëposhtmë të grave që do t’u jepet prioritet:
- gratë – kryefamiljare;
- gratë nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës;
- gratë me aftësi të kufizuara;
- gratë nga komunitetit Rom dhe Egjiptian
- gratë dhe të rejat nga kategori të tjera
1.5 Aktivitete Biznesi të Pranueshme
Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:
- Bizneset rurale;
- Turizmi;
- Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
- Industria Tekstile;
- Shërbimet;
- Artizanati.
Sektorët mund të ndryshojnë gjatë vitit, në varësi të prioriteteve të parashtruara nga Bashkia.
Nëse kandidatët do të jenë në kushte të barabarta, prioritet do t’i jepet aplikantëve:
- Me ide të veçantë për biznes (jo e përsëritur nga aplikantët e tjerë), ose të cilët ofrojnë produkte ose shërbime të reja,
- Me biznese që ndodhen në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës,
- Të cilët përdorin zgjidhje teknike dhe teknologji prodhimi të reja, ose që kursejnë energjinë,
- Të cilët përdorin burime të energjisë së rinovueshme, dhe
- Me biznese që krijojnë më shumë se tre vende pune.
Pavarësisht sektorit të përzgjedhur, idetë e mëposhtme për biznes nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë në Projekt:
- Operacione me pasuri të patundshme, dhënia me qira e pasurive të tundshme;
- Operacione financiare dhe sigurimi si dhe operacione që përfshijnë bixhozin;
- Prodhimin e pijeve me përmbajtje të lartë alkooli dhe pijeve alkoolike të fuqishme;
- Prodhimin e produkteve të duhanit;
- Prodhimin dhe shpërndarjen e armëve;
- Prodhimin që përdor teknologjinë që shkakton ndotje mjedisore (si për shembull ndotje të ajrit, ujit, tokës, etj.);
1.6 Mbështetje financiare
Efektet financiare të pikës 1 të këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i miratuar çdo vit për Bashkinë Tiranë për projektin ”Fuqizimi i Grave dhe Nxitja e Sipërmarrjes”.
Aplikantët e përzgjedhur mund të planifikojnë financime shtesë duke përdorur instrumente financiare (kredi, dhënie me qira, grante, etj.) të disponueshme në Shqipëri përmes institucioneve financiare ose projekteve të financuara nga donatorë, ose financat e veta. Nëse një nga këta instrumente financiare do të përdoret së bashku me asistencën për grant për të filluar planin e biznesit, atëherë ky burim financimi duhet të përfshihet në planin e biznesit dhe do të jetë subjekt i vlerësimit. Nëse instrumenti financiar do të përdoret për zgjerim të mëtejshëm të biznesit, kjo mbështetje e mëtejshme e marrë pritet që të raportohet në vizitat dhe raportet monitoruese për Projektin.
Shpenzimet e pranueshme
Shpenzimet e pranueshme që mund të mbulohen nga paratë e grantit duhet të përdoren për zbatimin e planit të biznesit dhe mund të përfshijnë:
- qiranë për mjediset për zyra dhe shërbimet e biznesit;
- blerjen e materialeve për mobilim ose rregullim të mjediseve/godinave për biznesin;
- blerjen e makinerive, mjeteve dhe pajisjeve, si edhe softëare dhe asete të tjera jo të prekshme;
- blerjen para fillimit të materialeve të papërpunuara dhe produkteve të konsumueshme;
- rrogat dhe pagat, dhe shërbime të tjera të specializuara të nevojshme, kontabilitet, administrim, IT, etj;
- promovimin dhe reklamimin e aktiviteteve.
Ka disa kufizime për shpenzimet e pranueshme:
- blerja e materialeve të papërpunuara mund të mbulohet vetëm një herë, si blerje e vetme e stokut fillestar;
- rrogat dhe pagat mund të mbulohen deri për nënte (9) muaj pas hapjes së biznesit, bazuar në rrogën mesatare në Shqipëri (pjesa tjetër e rrogës duhet të mbulohet nga vetë biznesi);
Shpenzimet jo të pranueshme që nuk mund të mbulohen nga paratë e grantit përfshijnë:
- blerjen e pasurive të patundshme si toka, godina, etj ;
- blerjen e mjeteve të transportit që nuk do të përdoren direkt për funksionimin e biznesit të propozuar;
- çdo shpenzim që nuk lidhet me biznesin e propozuar;
- shpenzimet e kryera përpara përmbylljes së kontratës së grantit.
Shpenzimet jo të pranueshme në grant mund të mbulohen nëpërmjet kontributit personal të aplikantit, dhe formave të tjera të financimit, siç janë kreditë, huaja, etj.
1.8 Si të Aplikohet
Të gjithë Formularët e plotësuar të Aplikimit do të dorëzohen pranë Sektorin e Pritjes me Qytetarin në Bashkinë e Tiranës në një kopje origjinale dhe dy kopje të tjera identike. Aplikantët janë të detyruar që të dorëzojnë bashkangjitur me Formularin e Aplikimit të gjitha llojet e dokumenteve që vërtetojnë arsimin, kualifikimin dhe eksperiencën e tyre që korrespondon me idenë e paraqitur për biznes.
Afati i fundit për dorëzim nuk do të jetë më vonë se 17 qershor, 2019 ora 16:00 në sportelin e e Pritjes dhe Shërbimit me Qytetarin.
Çdo aplikim që merret pas datës së shpallur të mbylljes do të quhet i pavlefshëm.
Çdo aplikant mund të aplikojë me vetëm një ide për biznes.
1.9 Dokumentacioni i cili duhet dorëzuar për aplikim :
4. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave nëse aplikanti nuk ka detyrime financiare ndaj këtij institucioni. (për aplikantet e cilët kanë biznes ekzistues)
- Formulari standart i idesë së biznesit.
- Dokumente justifikuese nëse i përket grupeve vurnerabël.
- Kartë identiteti.
Dokumentacioni i cili do të sigurohet nga Bashkia për çdo aplikant :
1. Çertifikatë familjare e aplikantit.
Informacione të tjera
Thirrja e projektit dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në adresën www.tirana.al
Për më shumë informacion shtesë në Bashki, ju lutem kontaktoni në adresën: [email protected]
Aneksi 3 –Formular Aplikimi për Ide Biznesi
Formular aplikimi për ide biznesi
- Informacione kontakti
Emri dhe Mbiemri |
|
Adresa |
|
Numri i telefonit |
|
Emaili |
|
Numri i Kartës së Identitetit |
|
Niveli i arsimit, fusha e arsimit * |
|
Aftësi të tjera * |
|
Profesioni * |
|
2. Biznesi im është (klikoni njërën prej kutive):
Biznes start-up (i paregjistruar) Biznes ekzistues (i regjistruar)
3. Jepni një përshkrim të shkurtër të idesë suaj të biznesit:
……………………………………………………………………................................................

4. Cila ështe shuma e bashkëfinancimit që ju do të vendosni në ndërtimin e këtij aktiviteti, dhe sa është numri i vendeve të punës qe ju do të krijoni ?
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
5. Biznesi im do të ofrojë produktet/shërbimet e mëposhtme:
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
6. Do të shes produktet/shërbimet e mia në (përshkruani tregun tuaj):
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
7. Konkurrenca ekzistuese dhe avantazhi konkurrues i biznesit tim:
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
8. Aftësitë, përvojat dhe njohuritë që zotëroj për të zhvilluar këtë biznes *:
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
……………………………………………………………………................................................
9. Zgjodha këtë ide biznesi sepse:

10. Ju i përkisni grupit(eve) të mëposhtme (klikoni të gjitha ato që ju përcaktojnë):
|
|
gra nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës |
|
gra – kryefamiljare |
gra me aftësi të kufizuara |
|
gra nga komuniteti rom dhe egjiptian |
*Ju lutemi na paraqisni edhe dokumente shtesë që vërtetojnë arsimin, aftësitë dhe eksperiencat e sipërpërmendura.
Data e mbylljes së dorëzimit të dokumenteve të aplikimit është 17 qershor 2019 ora 16:00.
Lista e aplikantëve të aprovuar do të publikohet te Bashkia më …………. (data). Informacioni do të jepet edhe nëpërmjet telefonit (numri).
Unë i/e nënshkruara ........................................... me karte identiteti........................banuese ne Tirane, adresa; ..........................deklaroj se të dhënat që përmban ky aplikim janë dhënë me vullnetin time të lirë, në përputhje me mbrojtjen e të dhënave personale, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i cili garanton konfidencialitetin e të dhënave të klientit dhe në këtë mënyrë jap shprehimisht pëlqimin tim që ato të përdoren nga Bashkia e Tiranës për qëllime të kryerjes së aktivitete të saj.