Mbështetur në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.39, datë 23.05.2016, për “Përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe përcaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja”, Urdhëresën nr. 17291, datë 10.05.2017 “Për proçedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së operatorëve për linjat e transportit rrethqytetas të udhëtarëve, si dhe rinovimin e liçencave për këto linja”, Urdhërin nr.17292, datë 10.05.2017 për “Kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimit publik të transportit rrethqytetas të udhëtarëve në zbatim te Vendimit nr. 39, datë 23.05.2016 të Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe percaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja””, në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr.3517, datë 24.01.2018, mbi “Caktimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen për operim në linjë të rregullt udhëtarësh rrethqytetëse”, dhe në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr. 33365, datë 14.09.2017, për “Kushtet e posaçme të shërbimit në Linjën rrethqytetëse nr. 7 “Tiranë – Zall Bastar - Tiranë”, ndryshuar me Urdhërin nr. 4564/1 datë 29.01.2020 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Urdhërin 33365, datë 14.09.2017, për “Kushtet e posaçme të shërbimit në Linjën rrethqytetëse nr. 7 “Tiranë – Zall Bastar - Tiranë”, njoftohen të gjithë subjektet e interesuar, se Bashkia e Tiranës, ka filluar proçedurën për pranimin e praktikave, për të gjithë të interesuarit, të cilët kërkojnë të konkurojnë për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të transportit të udhëtarëve në linjën : “TIRANË –ZALL BASTAR - TIRANË”.
Standardet teknike dhe standardet minimale të detyrueshme të linjës do t’i gjeni në faqet 5,6, të njoftimit.
Proçesi i konkurimit do të kryhet sikurse është përcaktuar në Urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr. 17291, datë 10.05.2017 të cituar më lart, nëpërmjet sistemit të pikëve që do të grumbullohen, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur.
PERIUDHA E PRANIMIT TË DOKUMENTACIONIT PRANË PRITJES ME QYTETARËT, NË BASHKINË E TIRANËS DO TË JETË: 24.02.2020 deri më 04.03.2020
ORARET E PRANIMIT TË DOKUMENTACIONIT PRANË PRITJES ME QYTETARËT, NË BASHKINË E TIRANËS, JANË: 08:00 – 17.30 (Gjatë ditëve të punës)
DOKUMENTACIONI DUHET TË PARAQITET I PLOTË.
TË GJITHA APLIKIMET E KRYERA PAS DATËS SË PËRCAKTUAR NË NJOFTIM, NUK MERREN NË SHQYRTIM.
PËR KËTË APLIKIM SUBJEKTET DUHET TË PLOTËSOJNË KUSHTIN E PERSONIT JURIDIK DHE TË KENË SELINË NË QYTETIN E TIRANËS.
Shkarko:Njoftim-Linja rrethqytetëse nr. 7 “Tiranë – Zall Bastar - Tiranë”