ReLOaD - Takim Informues Online me OSHC-të mbi pyetjet dhe paqartësitë e procesit të aplikimit për thirrjen e trete për propozime ReLOaD
Në kuadër të thirrjes së tretë për propozime të Programit ReLOaD, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me UNDP do të zhvillojnë më datë 10.06.2020 ora 10:30, një takim informues online për të asistuar dhe për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe paqartësive që OSHC-të mund të kenë rreth aplikimit.
Takimi online do të zhvillohet në platformën ZOOM dhe mund të aksesohet nëpërmjet linkut: https://us02web.zoom.us/j/87809245868
Meeting ID: 878 0924 5868
Për të menaxhuar në mënyrë sa më efektive takimin, organizatat e interesuara janë të lutura ti dërgojnë pyetjet e tyre paraprakisht në adresën [email protected] ndërkohë për ato organizata të cilat nuk mund të marrin pjesë në takim, përgjigjet e të gjitha pyetjeve do ndahen me e-mail në përfundim të takimit.