Konceptoi: S.Kundraxhi Specialiste
Miratoi: R. Plaku P/Sek/Financ
I. Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.
1. Agjencia e Industrisë Kreative kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm për akomodimin dhe sistemimin e punonjësve të Agjencisë së Industrisë Kreative me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:
a) Prona/Ambienti duhet të ketë çertifikatë pronësie.
b) Duhet të ndodhet në territorin e zonës së Qendrës së Tiranës në mënyrë që punonjësit të kenë aksesin e lehtë me ambjentin e institucionit të Bashkisë Tiranë.
c) Të ketë kushte të plota për të qenë e aksesueshme për qytetarët.
d) Të ketë tualet, ndriçim të përshtatshëm, ujë dhe internet.
e) Sipërfaqja e ambientit të jetë mbi 150 m2.
2. Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:
a) Kërkesën e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;
b) Deklarata e hollësishme për vënien në funksionim të objektit;
c) Gentplani i pasurisë;
d) Fotokopje e noterizuar e çertifikatës së pronësisë dhe kartelës së pasurisë së paluajtshme;
e) Përshkrim i gjendjes së ambientit;
f) Përshkrim i gjendjes së pajisjeve të tij, nëse ka brenda ambientit objekt i qiradhënies;
g) Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës;
h) Ekstrakti QKB-së (nëqoftëse është subjekt tregtar);
i) Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë;
j) Periudha e qiramarrjes së ambientit do të jetë nga koha e lidhjes së kontratës deri në 4 (katër) vjet pas lidhjes së kontratës;
k) Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 16.06.2025 në ambientet aktuale të Agjencisë së Industrisë Kreative, adresa: Rruga “Bardhok Biba”, Old Building, kati 2, Tiranë;
l) Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga Bashkia Tiranë (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues;
3. Oferta fituese do të jetë:
a) Oferta e cila, në bazë të kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në “Njoftimin për Publikim” ose “Website-in Zyrtar” plotëson kërkesat e Autoritetit Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes me çmimin më të ulët.
b) Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin për Publikim” ose “Website-in Zyrtar” nga Autoriteti Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur pranë stendave të institucionit të Bashkisë Tiranë.