Text size
Shërbimet e varrimit të kufomave përfshijnë:
- Shërbim varrimi për të rritur;
- Shërbim varrimi për të rritur varr mbi varr;
- Shërbim varrimi për të mitur (arkivol + autofunebër);
- Shërbim varrimi për të mitur
1. LISTA E DOKUMENTEVE TË KËRKUARA
Për çdo shërbim varrimi kërkohen dokumentet:
- Leje varrimi, lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile ku i ndjeri ka vendbanimin.
- Dokument që vërteton vdekjen (skedë vdekje), lëshuar nga organi shëndetësor përgjegjës, vetëm për ditët e pushimit që nuk mund të sigurohet leja e varrimit.
- Çertifikatë vdekje dhe leje transporti të kufomës, lëshuar nga autoriteti konsullor shqiptar, vetëm në rastet kur kufoma transportohet nga një shtet tjetër.
2. PROCEDURA E VEPRIMEVE TË BRENDSHME QË NDIQEN NGA AGJENCIA
Hapi 1: A.Sh.F me administrimin e lejes së varrimit lëshon faturën për arkëtim. Pagesa kryhet nëpërmjet bankës dhe një kopje e mandatit, që lëshon banka, dorëzohet pranë agjencisë. Këto veprime kryhen brenda ditës.
Hapi 2: Me kryerjen e pagesës lëshohet “Urdhëri i punës” nga agjencia, për kryerjen e shërbimit të varrimit, në të cilin përcaktohet data dhe ora e kryerjes së shërbimit. Këto veprime kryhen brenda ditës.