Text size
Libra dhe ngjyra të bukura vere, mbushën hapësirën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, në Tiranë në Panairin e Librit “Pranverë 2024, organizuar me rastin e Ditës së Verës në 14 Mars.
Panairi i Librit u zhvillua krahas dhjetra aktviteteve të shumta që Bashkia e Tiranës organizoi me rastin e kësaj Dite Festive.
“Pranverë 2024”, i iniciuar nga Bashkia Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, qëndroi i hapur përgjatë gjithë aktiviteteve të Ditës së Verës me pjesëmarrjen e shumë prej shtëpive botuese në kryeqytet.
Panairi Librit “Pranverë 2024” solli përgjatë gjithë ditës, një hapësirë me botime të reja , si dhe një program aktivitetesh dedikuar autorëve dhe librave të ndryshëm.
Në përfundim të aktivitetit u komunikuan disa çmime për libra, të cilët u përzgjodhën si më të mirët e Panairit nga juria që përbëhej nga : Ali Aliu, Majlinda Rama, Monika Stafa.
Më poshtë, fituesit e Panairit të Librit "Pranverë 2024":
Çmimi për përkthim:
“Shihemi në gusht” Gabriel Garcia Markez, përktheu Mira Meksi, "Onufri";
Çmimi për roman:
"Vito", Bashkim Hoxha, "Onufri";
Çmime për poezi:
1. "Itaka ime", Vojsava Nelo, "Toena";
2. "Lugina e djallit", Haxhi Kraki, "Buzuku".
Çmime Speciale të Panairit:
1. "Sikur ta dije", Baki Bala, "Agora";
2. "Epoka e inteligjencës artificiale", Henry Kissinger, Erik Schmidt, Daniel Huttenlocher, "Fan Noli";
3. "Akti krijues", Rick Rubin, "Botart".
Çmim për krijimtari (pas vdekjes) iu dha shkrimtarit për fëmijë, Shkëlzen Zalli.
Panairi i Librit u frekuentua nga një numër i lartë qytetarësh të ndryshëm të të gjitha moshave.