
Text size
Parada "Rrënjët Kuq e Zi” me pjesëmarrje pankombëtaRE, u zhvillua më datë 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky aktivitet ishte hera e parë që realizohej në Shqipëri dhe me përmasa të tilla.Mbledhja e grupeve pjesëmarrëse u bë në sheshin “Nënë Tereza” ku grupet u pajisën me materialet shoqëruese të parades dhe takimin në Pallatin e Kongreseve me të gjithë pjesëmarrësit.
Parakalimi filloi në orën 11:45 dhe përfundoi në orën 13:00, duke i dhuruar qytetarëve të pranishëm, por edhe atyre që patën mundësinë ta shihnin përmes ekranit, një shfaqje të jashtëzakonshme të vlerave etno-kulturore të kombit tonë.
Parada bëri bashkë rreth 60 komuna nga trojet shqipfolëse dhe 12 qarqe të Shqipërisë, të cilët shpalosën vlerat e tyre duke plotësuar kështu mozaikun e vlerave kulturore të kombit tonë. Parada “Rrënjët kuq e zi” shënoi mesditën e kremtimeve të Ditës së Flamurit dhe bëri bashkë shqiptarët në një festë shumëngjyrëshe.
Rreth 200 grupe kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës ecën bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e kthyer Tiranën në zemrën e Shqiptarisë.




