Si rilindi nga rrënojat
Rikualifikimi i Pazarit të Ri është një nga ato ndërhyrje urbane që tregon suksesin e plotë të bashkëjetesës së inovacionit me trashgiminë kulturore.
Pazari i Ri është një ndërhyrje urbane, kulturore, sociale dhe ekonomike.
Kthimi i zonës së Pazarit të Ri në zonë krejtësisht pedonale është një ndër ndërhyrjet me më shumë impakt, e cila deri në zbatimin e këtijprojekti nuk është konsideruar më parë. Kjo ka rritur mirë funksionimin e bizneseve si dhe ka shtuar hapësirat publike për banorët dhe vizitorët. Pastrimi nga abuzivizmi, objektet ilegale, dhe shpronësimi i bërë nga prekja e këtij projekti, ka realizuar tashmë një hapsirë të madhe publike, përfshitë edhe një tjetër një shesh të mbushur me jetë çdo ditë dhe që shfrytëzohet me evente të ndryshme sipas rastit.
Rikualifikimit i Pazarit është arritur pas tre lloje ndërhyrjesh:
- Rikonceptimi e ndërtim i Markatës së Gjelbër (markata e fruta-perimeve )
- Rikonstruksioni i objekteve ekzistuese, duke përfshirë këtu dhe Markatën e Mish-Peshkut
- Restaurim i objekteve të shpallura Monumente Kulture
1 – Koncepti i Markatës së Gjelbër është sjellë kaq bukur nga studio e projektimit,ku shndërron një element fasade të përsëritur në një konstruksion kaq inovativ e përfaqësues të arkitekturës bashkëkohore në një zonë kaq të rëndësishme. Konstruksioni metalik mbulohet nga xhami, për të krijuar efektin e strehës për tezgat e markatës së hapur te gjebër. Elementi i xhamit është me një trajtim special për vetëpastrim, reduktim të zhurmave dhe të përcjelljes së nxehtësisë dhe rrezeve direkte të diellit. Lartësia e strukturës dhe dizaini i përzgjedhur bën të mundur realizimin e një ventilimi natyral të përsosur. Suksesi i kësaj ndërhyrjeje modern arrin të ruajë një temperaturë dhe kushte atmosferike të përshtashme në çdo stinë per tregtarët. Ky konstruksion metalik edhe i qelqte kaq inovativ e i ftohtë në dukje, shtrihet mbi një pllakë terrakote të ngrohtë dhe bashkjeton kaq kaq bukur me monumentet përreth, duke krijuar një balancë perfekte të “të re-së” me të vjetrën dhe të ngrohtën.
2 – Rikonstruksioni i Markatës së Mish-Peshkut ka ruajtur prej saj vetëm konstruksionin e kolonave dhe kapiteleve sipër tyre, si një element vizual përfaqësues i arkitekturës së saj. Përsa i takon fasadës dhe interierit të saj, mund të flasim për një gjuhë krejt tjeter, fasadë transparente dhe hapësira të përbashkëta. Mënyra konceptimi këto krejt të kundërta me gjendjen që është gjetur.
Përveç objekteve që kanë lidhje funksionale direkte me tregun, në zonë ndodhen dhe objekte rezidenciale, të cilat pësuan gjithashtu një shndërrim total, ku katet e para u unifikuan në çdo element estetik, kurse katet e sipërme u trajtuan si nga ana konstruktive, ashtu dhe estetike. Shumë e rëndësishme për t’u përmendur është fakti që flasim për një ndërhyrje që rrit cilësinë dhe eficencën energjitike, dukë bërë termoizolim kapot, ndërrim të gjithë dyerve e dritareve, rikonstruksion të çative e shumë ndërhyrje të tjera të imëta, për të rritur cilësinë ndërtimore, arkitekturore dhe estetike të objekteve që rrethojne zonën. Për lyerjen e tyre u vendos të përdoren disa motive tradicionale shqiptare, të cilat sjellin nostalgjinë dhe jetën me ngjyrat e tyre .
3 – Restaurimi i Monumentevetë Kulturës, ndjeshmëria e ndërhyrjes në to duke studiuar e duke risjellë cdo element arkitekturor që deri atëherë kishte humbur e zaptuar nga abuzimet apo ishte rrënuar. Pothuaj gjysma e zonës rrethohet nga këto objekte, të mbrojtura për veçoritë e tyre arkitekturore. Zemra e këtij Pazari, tashmë ka rifilluar të jetojë kaq bukur.
Si funksionon Pazari i Ri
Përsa i takon mënyrës së si funsionon nga ana administrave, Pazari i Ri është një organizatë TID (Tourism Improvement District) e cila ka në anëtarsinë e saj më shumë se 100 binese të zonës. Kjo Organizatë është një produkt i Bashkisë së Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan (AADF). Në qëllim të organizatës është fuqizimi i bizneseve në zonë, promovimi i tyre i përbashket dhe ngritja e një axhende zhvillimi për të gjitha bizneset .
Organizata TID Tirana ka burim financimi taksat e zonës, tarifën vullnetare, fondet nga AADF dhe burime nga donatorë të mundeshëm.Nëpërmjet fondeve që mblidhen këto buxhete alokohen për pastrimin e zonës, për kompaninë e sigurimit dhe për zhvillimin e eventeve kulturore.
TID Tiranë është e përbërë nga një staf i përhershëm: administrator, financier, menaxher eventesh dhe logjistikë. TID Tirana ka bordin e saj të përbërë prej shtatë anëtarësh, ku pesë prej tyre janë përfaqësues të biznesit në zonë dhe një përfaqësuës i Bashkisë së Tiranës dhe një përfaqësues i AADF
Pazari, një zonë me shumë fuksione
Në Pazarin e Ri sot gjenden pothuajse të gjitha shërbimet, të ndara në pesë zona:
- Markata e Mish-Peshkut, ku gjenden të gjitha produktet e mishit dhe peshkut. kryesisht vendore.
- Markata e Gjelbër (Fruta –Perime), kryesisht produkte që vijnë nga rrethinat e Tiranës. Ndryshe është quajtur edhe si një markatë sociale, në të cilën kryesisht shesin produkte fermerë nga zonat përreth apo gratë të cilat janë kryefamiljare.
- Zona Neutrale, dyqanet e pallateve të banuara përrreth, që katet e para i kanë kthyer në zona shërbimesh.
- Zona kreative, zonë në të cilën zhvillohen aktivitetet argëtuese kryesisht koncerte, street art, animatorë, panaire, kinema e hapur, ekspozita të hapura etj. Në zonën e Pazarit të Ri zhvillohen së paku dy aktivitete në javë.
- Zona Tranzit është zona përrreth Pazarit, që ka marë zhvillim nga Pazari.Të gjitha zonat veprojnë dhe ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
Në Zonën e pazarit gjenden të gjithë llojet e shërbimeve ,bareve ,Restoranteve ,Hoteleve ,Street Food ,kuxhine Amerikane,kuzhine Tajlandeze ,kuzhine Greke etj
Benefitet ekonomike të Pazarit
Pazari i Ri ka trefishuar numrin e të punësuarve pas investimit, numri i bizneseve në zonë është më shumë se 350 dhe numri i të punësuarve më shumë se 1000. Bizneset sipas bilenceve të tyre flasin për një dyfishim të shitjeve krahasuar, me para investimit të rikualifikimit të zonës.
Ku investim ka pasur impakti të jashtëzakonshëm tek turizmi: më shumë se 80 përqind e turistëve që vizitojnë Tiranën janë vizitorë edhe të Pazarit të Ri. Kjo pasi promovimi ka qenë shumë i mirë edhe në mediat më prestigjoze ndërkombëtare.
Pazari ndër të tjera është një zonë ku ka shumë restorante dhe bare me produkte tipike, është letesisht e aksesueshme dhe ka çmime ekonomike.