Lista e dokumentave:
Faza e parë
Person Fizik
-Kërkesë për financim (e vulosur)
-CV(Duhet të jetë e firmosur nga aplikuesi)
-Tre rekomandime të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti.
-Formulari i aplikimit.
-Projekti kulturor – rinor - sportiv (Duhet të dorëzohet të paktën 30 ditë para implementimit të tij).
-Numri i Llogarisë Bankare në të cilin do të bëhet derdhja e fondeve të kërkuara.
-Preventivi total i detajuar në të gjithë zërat e tij, në krah të jenë shënuar donatorët përkatës.
-Preventivi për zërat që janë dhënë nga Bashkia e Tiranës. (Preventivi duhet të jetë i firmosur nga aplikuesi).
-Vërtetimet që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit për të cilin ai aplikon, si dhe zërat e buxhetit që financuesi tjetër mbulon.
-Deklarata mbi të ardhurat e projektit: nëse ka, ku do të shkojnë këto të ardhura.
Person Juridik
-Kërkesë për financim (e vulosur)
-Vendimin e regjistrimit në gjykatë, statut, akt themelimi. Fotokopje të noteruara.
-Dy rekomandime të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti.
-Formulari i aplikimit.
-Projekti kulturor – rinor - sportiv (Duhet të dorëzohet të paktën 30 ditë para implementimit të tij).
-Vërtetim nga Gjykata që Shoqata, Fondacioni, nuk është në proces falimentimi apo likujdimi.
-Numri i Llogarisë Bankare në të cilin do të bëhet derdhja e fondeve të kërkuara.
-Preventivi total i detajuar në të gjithë zërat e tij, në krah të jenë shënuar donatorët përkatës.
-Preventivi për zërat që kërkohen nga Bashkia e Tiranës.(Preventivi duhet të jetë i firmosur dhe i vulosur nga aplikuesi).
-Vërtetimet që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit për të cilin ai aplikon, si dhe zërat e buxhetit që financuesi tjetër mbulon.
-Deklarata mbi të ardhurat e projektit: nëse ka, ku do të shkojnë këto të ardhura.
Faza e dytë
-Preventivi i përgjithshëm
-Preventiv për Bashkinë e Tiranës
-Vërtetim nga donatorët e tjerë
-Situacioni i përgjithshëm
-Situacioni për Bashkinë e Tiranës
-10 foto
-Relacion mbi zhvillimin e aktivitetit
Afati: 30 ditë
Vendi: Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë