Lista e dokumentave:
1- Dokumentat që duhet të dorëzojnë personat e familjes që ofrojnë shërbim kujdestarie:
- Kërkesë me shkrim.
- Certifikatë të gjendjes familjare dhe fotografi të prindërve.
- Dëshmi penaliteti për anëtarët e familjes mbi 14 vjeç.
- Raportin mjeko-ligjor që vërteton se prindërit e familjes kujdestare janë të aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Vërtetim të lëshuar nga qendra e punës apo organet e tatim –taksave , mbi të ardhurat që kanë nga punësimi/vetëpunësimi, prindërit dhe anëtarët e familjes.
- Dëftesë të shkollës për fëmijët e familjes kërkuese të cilët janë duke ndjekur shkollën/studimet.
- Referenca për familjen nga 2 persona (njëri prej të cilëve duhet të jetë përfaqësues i komunitetit në të cilën familja jeton).
2- Dokumenta të të miturit, të cilit i ofrohet shërbim kujdestarie:
- Cerifikatë personale e fëmijës me fotografi.
- 4 fotografi të fëmijes në këmbë.
- Certifikatën familjare.
- Raportin mjeko-ligjor për gjendjen shëndetësore dhe psikike të fëmijës.
- Kopje të fletores së fëmijës për vaksinimet e kryera.
- Dëftesën shkollore për fëmijën, nëse fëmija frekuenton një të tillë.
- Vërtetim nga institucioni i përkujdesit shoqëror, nëse fëmija përfiton vërtetim mbi të ardhurat financiare të prindërve biologjikë.
- Vendimin e Gjykatës për marrjen në kujdestari nga familja aplikuese kujdestare.
- Raportet mbi takimet fillestare të fëmijëve dhe familjes.
- Planin individual të ofrimit të shërbimit të kujdestarisë.
- Fotokopje karte për personat mbi 16 vjeç ose certificatë me foto për ata nën 16 vjeç.
Afati - Brenda muajit
Vendi: Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë