Lista e dokumentave:
- Kërkesë me shkrim
- Fletë- drejtimi për KEMP.
- Fletë- dalje spitali.
- Certifikatë familjare.
- Fotokopje karte për personat mbi 16 vjeç ose certifikatë me foto për ata nën 16 vjeç.
- Deklaratë me shkrim që nuk ka qënë dhe nuk është i punësuar në sektorin shtetëror apo privat dhe është resident në Shqipëri (Për personat mbi 18 vjeç).
- Vërtetim nga Dega ushtarake për kryerjen ose jo të Shërbimit të detyruar Ushtarak (për meshkujt mbi 18 vjeç).
- Grafi,analiza laboratorike, sipas dignozave përkatëse.
- Vlërësim social-ekonomik nga Qendra e Shëndetit Mendor.
1- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
- Certifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
- Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
- Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
2- Personat e paaftë që e kanë afatin e trajtimit jo të përvitshëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si :
- certifikatë familjare, raportin e kujdestarit, etj.
- Kur personat e paaftë rikomisionohen ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizën përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
Afati – Brenda muajit.
Vendi: Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë