Lista e dokumentave:
1- Dokumentacioni për përfitimin e pagesës paraplegjikë, tetraplegjikë
- Fletë-drejtimi për KEMP
- Fletë-dalje spitali.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje kartës së identitetit për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata persona nën16 vjec.
- Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike për status para/tetraplegjikë.
- Foto (për statusin e paraplegjik).
- Fotokopje e noterizuar e statusit.
- Dokumentacioni për përfitimin e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse.
2- Dokumentacioni për Kujdestarët:
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
- Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
- Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
- Të verbërit që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si: çertifikate familjare, raportin e kujdestarit
Afati – Brenda muajit
Vendi: Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë