Lista e dokumentave:
1- Lista e dokumentave për përfitim pagesë për verbërinë
- Fletë-drejtimi për KEMP.
- Fletë-dalje spitali.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjec ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjec.
- Kërkese me shkrim për tu trajtuar me ndihmë ekonomike për status paraplegjikë dhe tetraplegjike.
- Foto (për statusin e verbërisë).
- 2 (dy) fotografi për përgatitjen e librezës së verberisë.
2- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit (nqs Kujdestari është jashtë familjes,karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
- Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
- Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
- Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrize përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
- Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë cdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si:
- çertifikatë familjare,
- raportin e kujdestarit, etj
- Dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e rimbursimit të energjisë elektrike.
Afati – Brenda muajit.
Vendi: Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë