UKT sh.a vepron bazuar në kontratën e agjentit tatimor të nënshkruar me Bashkinë Tiranë më datë 04.03.2016 me Nr.5294, datë 04.03.2016, në VKB Nr.59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” dhe në VKB Nr.105, datë 28.09.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Tiranës (i ndryshuar)”.
Ndërsa për përfitimin e pajisjes me kontratë të re dhe ujëmatës FALAS bazohemi në udhëzimin nr. 203 datë 06/04/2018 për zbatimin e VKM nr. 18 datë 12/01/2018 “Për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësave të ujit për kategoritë në nevojë”.
Kategoritë që përfitojnë nga përjashtimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe nga tarifa e pastrimit, referuar VKB-së Nr.59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”, janë:
- Pensionistët
- Veteranët
- Invalidët e Punës e Luftës
- Përfituesit e ndihmës ekonomike
- Të verbërit
- Të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjikë
Kategoritë që përfitojnë nga subvencionimi i lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së ujëmatësave, referuar Vendimit Nr.18, datë 12.01.2018 “Për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësave të ujit për kategoritë në nevojë” janë:
- Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
- Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose vetëpunësuar.
- Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose vetëpunësuar.
- Kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe që nuk kanë anëtarë të familjes së punësuar ose vetëpunësuar.
- Kategoritë e përjashtuara nga pagesa e taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, duhet të dorëzojnë pranë zyrave të strukturës tatimore dëshminë e gjendjes së tyre dhe konkretisht:
- Dokumentin që vërteton kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, në certifikatën familjare.
- Librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës e të luftës, statusin e të verbërit, të sëmurëve paraplegjik e tetraplegjik, librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Njësia Bashkiake për përfituesit e ndihmës ekonomike.