Pranimi i personave me aftësi ndryshe në institucionet rezidenciale përfitohen nga individët që plotësojnë këto kritere:
- Kanë vendim të komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar:
- Mendore;
- Fizike;
- Sensore;
- Mosha e përfituesve të këtij shërbimi është nga 0-21 vjeç;
- Nevoja për terapi zhvillimi për personat me aftësi të kufizuara,të cilëtnuk mund t’i përfitojnë përmes shërbimeve komunitare.
timin e KB.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Certifikatën e lindjes nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
- Certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
- Vendimin e komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar;
- Fotografinë e individit (2 copë);
- Verifikimine gjendjes social-ekonomike të familjes, si dhe të të ardhurave personale të personit me aftësi të kufizuar, të lëshuar nga administratori shoqëror i njësisë së qeverisjes vendore, sipas formularit të posaçëm të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjëspër çështjet sociale;
- Kërkesën për sistemimin e personit në institucion;
- Dokumentin e shkollës që ka ndjekur personi;
- Deklaratën me shkrim, të noterizuar, për dhënien e pëlqimit të prindit ose të kujdestarit për pranimin e personit në institucion.
Dokumentacioni përgatitet nga NJA (sipas VKM 518, date 4.09.2018) dhe përcillet pranë DMPS për të marrë dhe mira