Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
27 ℃

17 Maj 2022

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Tirana Kreative
    • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
    • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
    • Projekte të huaja
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Eventet
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
    • Strolling Tirana
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
  • Aktivitetet Online
    • Yoga
    • Turne Shahu
    • Ec Vrapo Pedalo
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Kontakto Këshilltarët
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata & Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Njoftime
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Tirana Kreative
      • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
      • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Kultura & Eventet
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
      • Projekte të huaja
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Eventet
      • Aktivitete me foto dhe video
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
      • Strolling Tirana
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Sport
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
    • Aktivitetet Online
      • Yoga
      • Turne Shahu
      • Ec Vrapo Pedalo
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Kontakto Këshilltarët
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Përfundon rikualifikimi urban i bllokut të banimit në “Don Bosko”

  • Kreu
  • Administrata & Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Përfundon rikualifikimi urban i bllokut të banimit në “Don Bosko”
Përfundon rikualifikimi urban i bllokut të banimit në “Don Bosko”

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Rrugë më të mira, trotuare, lulishte dhe një kënd lojërash për fëmijët, janë dhurata që Bashkia e Tiranës u bëri banorëve të bllokut të banimit në Rr. “Foto Janku” në “Don Bosko”. Investimi e ka shndërruar këtë hapësirë në një mjedis çlodhës për qytetarët dhe argëtues për fëmijët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan mbylljen e punimeve dhe vlerësuan transformimin që ka pësuar ky bllok banimi, përfshirë gjithë lagjen “Don Bosko”.Veliaj tha se banorët kanë treguar bashkëpunim deri në përfundim të punës, ndërsa rezultati shihet nga të gjithë. “Me pak përpjekje, bashkëpunim dhe frymë njerëzore ndaj njeri-tjetrit mund të bëjmë gjëra që më parë ishin të pamundura. Mjafton të kujtojmë si ishte kjo hapësirë, për të kuptuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta bërë qytetin më të jetueshëm për qytetarët, e veçanërisht fëmijët. Mbaj mend kur kemi ardhur këtu në fillim, njerëzit na thoshin: Mos na i hiqni makinat. Këtu ishte gropë septike, por thoshin aman makinat! Pse ky është qyteti i ëndrrave tona? Jo, qyteti i ëndrrave tona është ky komunitet, ky transformim”, tha ai.

    Ky shesh rekreativ është pajisur edhe me një kënd lojërash për fëmijët sepse sipas kryebashkiakut Veliaj, fëmijët janë qytetarët më të rëndësishëm të qytetit. “A nuk na mësuan diçka fëmijët me historinë e mbjelljes së pemëve? Falë tyre mbollëm 122 mijë pemë sepse secili thoshte: dua të mbjell pemë për ditëlindje. Fëmijët po na mësojnë gjëra që ne të rriturit i kemi harruar, edhe për mënyrën se si e përdorim hapësirën publike. Sot në një qytet me 1 milionë vetë, 300 mijë janë fëmijë. A nuk e meritojnë ata 1/3 e hapësirës së qytetit? Kjo është arsyeja pse po ndërtojmë kënde lojërash në çdo lagje”, theksoi Veliaj.

    Sipas tij, investimet e kryera, por edhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë aty ku ka probleme, ka mundësuar që për të tretin vit radhazi në “Don Bosko” të mos ketë më përmbytje. “Mbaj mend kur erdhëm në 2015-ën, drama më e madhe nuk ishte kjo ndërhyrje kapilare në nivelin fundor të lagjes, por Rr. “Don Bosko” që përmbytej çdo vit. Sot është viti i tretë që “Don Bosko” nuk përmbytet; pra, ndryshimi si dita me natën! Do të thotë që kur ne shqiptarët e mbajmë mendjen tek puna, nuk pengojmë e nuk i vëmë stërkëmbsha njeri tjerit, sot Don Bosko ka dalë në dritë”, tha kreu i bashkisë.Veliaj theksoi se përfitimi për banorët nuk vjen vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke marrë një kënd çlodhës, por edhe duke iu shtuar vlera e pronave të tyre. “Shikoni  çfarë ka ndodhur me vlerën e apartamenteve në këtë lagje, ku këtu s’ka baltë, por ka asfalt, ku aty s’ka llucë, por kënd lojërash, ku atje nuk ka ferra, por stola, i shtohet vlera gjithë banesave. Po të shtrihemi e të shesim të gjithë përtokë, nuk vjen njeri të blejë shtëpi”, tha ai.

    Veliaj theksoi se Tirana ofron sot mbi 22 tregje, ku çdo qytetar mund të shesë në mënyrë të civilizuar, pa qenë nevoja të zaptojë trotuaret. “A ka ndonjë qytet në botë që është civilizuar, që është zhvilluar, duke shitur përtokë? A janë zhvilluar Parisi, Roma, Athina, Barcelona, Stokholmi apo Oslo, se shtrihen të gjithë suedezët, norvegjezët, përtokë? Shikoni Indinë, shikoni Afrikën, nëse doni ta bëjmë qytetin ashtu, eja e bëjmë, por nuk më rezulton që njerëzit janë të lumtur Kalkuta. Ideja është që të bëjmë një qytet europian dhe tani që qeveria është në prag të negociatave me BE, Tirana është kartolina”, vijoi ai.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për kujdesin dhe punën e bërë në këto tre vite për transformimin e kryeqytetit. “Jam shumë e lumtur që jemi këtu për një premtim të mbajtur. Besoj se jo vetëm në këtë bllok, që është tashmë një bllok model, por besoj që në gjithë Tiranën, po kryhen këto transformime. Jemi me fat që kemi një kryetar bashkie dhe një ekip fantastik të Bashkisë së Tiranës, që në këto tre vite, por edhe në vazhdim, do transformojë Tiranën në qytetin evropian ku ne synojmë”, deklaroi Manastirliu, e cila shtoi se Njësia Nr. 9 në kryeqytet është përfituese edhe e dy projekteve strategjike të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare si sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi i Ri. Manastirliu theksoi se në kuadër të projektit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë këto katër vite, 14 qendra shëndetësore e ambulanca do të rehabilitohen këtë vit vetëm në Bashkinë e Tiranës.

    Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Tiranës përshëndeti edhe vendimin e qeverisë për të ndaluar përdorimin e qeseve në gjithë Shqipërinë, si një vendim që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te pastërtia dhe te kufizimi i përmbytjeve. “Pas dy muajsh, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë do të anulohen me ligj qeset plastike. Problemi numër 1 i ndotjes në vend. Këtu ka njerëz që janë gjenerata e prindërve tanë dhe që e mbajnë mend kur bëhej pazari me rrjeta ose traste. Sot qese për çdo pako çamçakëzi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar me ligj qeset është ndoshta vendimi më historik në mbajtjen pastër të Tiranës dhe të atdheut tonë. Ndaj, dua që t’i lus të gjithë, ju lutem, përgatituni për këtë ndryshim”, u shpreh Veliaj.Mandej, ai theksoi se investimet e bashkisë do të vazhdojnë në çdo lagje, për t’u siguruar që periudha e verës të shfrytëzohet në maksimum për realizimin e punimeve.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni