Solistët e Filarmonisë së Berlinit dhe Vienës debutuan për herë të parë në Shqipëri në Qendrën Kulturore të Kishës Orthodokse në mbrëmjen e 18 Prillit 2024.
Themeluar nga anëtarët e Orkestrës Filarmonike të Berlinit dhe Vienës, Philharmonix përbëhet nga muzikantë të klasit botëror që së toku interpretojnë atë që nuk është luajtur kurrë në programin e koncerteve me orkestrat e tyre të famshme.
Ky ansambël unik bashkon tre anëtarë të Filarmonisë së Vienës, dy solistë të Filarmonisë së Berlinit, një nga pianistët më të gjithanshëm austriakë dhe nje violinist improvizues. Repertori i tyre përfshin muzikë klasike, xhaz, popullore, pop dhe latine. Philarmonix ka interpretuar në këtë format në skenat më të njohura botërore.
Philarmonix ofroi një performancë brilante që u shijua me kënaqësi nga publiku në sallë. Ishin të pranishëm profesionistë të muzikës, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë si dhe qytetarë artdashës.