Të dashur qytetarë dhe bashkëpunëtorë,
Bashkia Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, ka përgatitur Planin Vendor të Veprimit per Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2025-2027, një dokument strategjik i rëndësishëm, që synon të adresojë dhe përmirësojë çështjet sociale të komunitetit rom dhe egjiptjan. Ky plan përmban një analizë të situatës aktuale, identifikimin e nevojave kryesore, si dhe masa konkrete për të përmirësuarjetën sociale dhe ekonomike të komunitetit rom dhe egjiptian.
Për të siguruar që ky plan reflekton nevojat dhe shqetësimet tuaja, po bëjmë ndarjen e tij për konsultim publik. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ju që të ndani mendimet, sugjerimet dhe propozimet tuaja, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e një plani që shërben për interesat e të gjithë qytetarëve.
Ne ju inkurajojmë të merrni pjesë aktivisht në këtë proces dhe të bëheni pjesë e zgjidhjeve për një komunitet më të fortë dhe solidar.
Ky dokument është hartuar nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale me asistencën teknike të UNDP-së, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” (LNB), që zbatohet në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Dokumenti |
Shkarko |
Plani i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2025-2027 |