Të dashur qytetarë dhe bashkëpunëtorë,
Bashkia Tiranë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale, ka përgatitur Planin Social Vendor për Personat me Aftësi të Kufizuara 2025-2027. Ky dokument strategjik synon të adresojë dhe përmirësojë shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, duke garantuar qasje të barabartë në mbështetje sociale, edukim, punësim dhe jetesë të pavarur.
Plani bazohet në një analizë të detajuar të situatës aktuale, identifikimin e nevojave kryesore dhe një grup masash konkrete për të siguruar përfshirjen sociale dhe rritjen e cilësisë së jetës për këtë kategori.
Për të siguruar që ky plan reflekton nevojat dhe shqetësimet tuaja, po e hapim për konsultim publik. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të gjithë ju që të ndani mendimet, sugjerimet dhe propozimet tuaja, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e një plani gjithëpërfshirës dhe efektiv.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij procesi dhe të kontribuoni për një komunitet më të drejtë dhe më të aksesueshëm për të gjithë.
Ky dokument është hartuar nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, me asistencën teknike të UNDP-së, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” (LNB). Programi zbatohet në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Dokumenti |
Shkarko |
Plani social vendor për personat me aftësi të kufizuara 2025-2027 |