![](/uploads/images/article/20230927121536_20230926202807_whatsapp-image-2023-09-25-at-165835.jpg)
Pjesë e Edicionit të 21-të të “Tirana International Film Festival” ishte këtë vit edhe premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, i cili gjendet personalisht në Tiranë. I pranishëm në shfaqjen e premierës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se: “Më vjen mirë që kemi shumë miq këtu sot dhe u jap mirëseardhjen në Tiranë atyre nga India e largët, nga Italia, nga Gjermania, nga Britania, nga Maqedonia, nga Kosova, nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Kroacia. Sot Tirana vërtet gumëzhin nga turistët, të cilët janë pa fund. Teksa ju filloni një festival, Kujtim Çashku mbyll festivalin e tij. Teksa mbyllet kjo natë, fillon një mesnatë e gjatë me Sven Gath në qendër të qytetit. Shpresoj shumë që në këtë buqetë aktivitetesh, secili gjen veten dhe lidh një urë me dikë tjetër,” u shpreh ndër të tjera Veliaj.