
Text size
Prezantohet logo fituese për “Tirana Kryeqytet Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut -2025”Tirana do të ketë tashmë edhe logon me të cilën do të përfaqësohet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, e cila do të realizohet nga kompania e përfaqësuar nga grafik-dizajneri Endri Dulellari, “99 design.com”, i cili u shpall nga juria, mes 80 aplikimeve, si fitues i konkursit përzgjedhës.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaori se në kryeqytetin shqiptar arti dhe kultura mbështeten më shumë se kudo tjetër në Ballkan.
“Tirana është qyteti që financon artin dhe kulturën më shumë se çdo qytet tjetër i Ballkanit. Ndonjëherë, jemi të ngjashëm edhe me shumë kryeqytete të Bashkimit Europian, kur vjen puna te përqindja që zë arti e kultura në buxhetin tonë. Dhe për të gjithë ata që thonë se këto janë gjëra kalimtare, mjafton të shikojnë se si ka një lidhje midis investimit në art e kulturë dhe rritjes së turizmit”,- tha ai.
Kryebashkiaku shtoi se "këtë vit, përveç financimit të eventeve në art e kulturë, do të rikuperohen edhe një sërë hapësirash publike që janë në pronësi të bashkisë së Tiranës".
“Duam të financojmë edhe një disa hapësira publike të ngjashme me kinema “Agimin” dhe shtëpitë studio “Kadare-Agolli”. Te Sarajet do të ngremë Muzeun e Etnografisë, kurse tek ish-Komanda e Gardës duam të kemi një muze të trashëgimisë kulturore të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.



