Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikes 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme.
Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj. Programi fillon më datë 9 mars 2020 dhe përfundon më datë 9 qershor 2020.
Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm: http://praktika.arsimi.gov.al/
Fituesit e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Dokumenti |
Shkarko |
LISTA E PRAKTIKANTËVE TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS- THIRRJA V |
Njoftim mbi ndryshimet e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në kuadër të pandemisë COVID – 19
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikes 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar dhe të pikës 7 të urdhërit nr. 351, datë 29.05.2020, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, "Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së Covid- 19",
- Programi fillon më datë 12 qershor 2020 dhe përfundon më datë 12 shtator 2020.