Text size
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shpall thirrjen e dhjetë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, Institucione Publike të Pavarura dhe Institucione të tjera private. Bashkia Tiranë ka miratuar pranimin e praktikantëve edhe për këtë vit kalendarik.
Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private. Gjatë fazës së parë të këtij programi praktikantët do të realizojnë detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre mujor, të drejtuar nga një mbikqyrës. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit praktikanti do të pajiset me çertifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike. Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar tek performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion – Shënim (Bashkia Tiranë operon me procedura të tjera lidhur me punësimin në zbatim të ligjit të nëpunësit civil – mbi këtë proces praktikantët fitues do të informohen në institucionin e Bashkisë Tiranë).
Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës shtator 2025 – dhjetor 2025.
Aplikimi është i mundur në faqen: https://praktika.riniafemijet.gov.al/
Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi
Qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës!
Aplikimi duhet të kryhet në opsionin “Aplikoni”
(https://praktika.riniafemijet.gov.al/ ) deri më 10 gusht.
Përpara se të aplikoni, kontrolloni profilet e kërkuara studimore nga secili institucion dhe qytetet respektive, ku do të zhvillohet praktika.
Kujdes: NËSE APLIKONI MË SHUMË SE NJË HERË, DO TË S’KUALIFIKOHENI.
Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi, bazuar në Metodologjinë e Programit.
Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike.
Vëmendje: Vetëm fituesit do të lajmërohen!
Aplikimet për vitin 2025 janë mbyllur!
Janë përzgjedhur 7 praktikantët fitues të thirrjes së dhjetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, përkatësisht në fushat: profili shkenca humane (2), profili i drejtësisë (2), profili i shkencave ekonomike (2), profili i inxhinierisë dhe arkitekturës (1).
Praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës 15 shtator 2025 – 15 dhjetor 2025.
NJOFTIM! Praktikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm para nisjes së praktikës:
• Fotokopje e pasaportës/kartës ID
• Dëshmi e penalitetit
• Diploma e noterizuar
• Lista e notave e noterizuar
Ju mirëpresim!