Njoftim
Projektet fituese të thirrjes publike për programin “Kujdesi Social për Familjet dhe Fëmijët”
Bashkia Tiranë, në përputhje me listën e renditjes së projekt-propozimeve të dorëzuar nga Komisioni i Vlerësimit ngritur në vijim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 41005, datë 19/11/2020 për "Ngritjen e komisionit të vlerësimit për vlerësimin e projekt-propozimit/propozimeve të organizatave të shoqërisë civile për thirrjen publike të programit “Kujdesi Social për Familjet dhe Fëmijët” në Bashkinë Tiranë për vitin 2020", shpall fituese të thirrjes publike për programin “Kujdesi Social për Familjet dhe Fëmijët” në Bashkinë Tiranë projektet e mëposhtme:
1. Qendra per administrim social ekonomik territorial - ASET me projektin “Nuk je vetem - Asistencë shtëpiake për të moshuar në nevojë”;
2. Ndihmoni jeten me projektin “Përkujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuar”;
3. Shoqata RYDER Albania me projektin “Shërbim multidisiplinar në banesë për të moshuarit në nevojë dhe të vetmuar në Bashkinë Tiranë”;
4. Qendra Streha me projektin “Mbrojtja dhe fuqizimi i të rinjve LGBTI+ gjatë pandemisë COVID 19”;
5. Fondacioni Joscelyn me projektin “Përkujdesje për punësim të të rinjve rom dhe egjiptian në Bashkinë Tiranë”;
6. Aksion Plus me projektin “Shërbime efektive për individët përdorues të drogave”;
7. Shoqata DDAER me projektin “Sy të shëndetshëm për arsim të suksesshëm”;
8. Qendra Jonathan me projektin “Telpak 06”;
9. Qendra Studim dhe Trajnim Illuminatos me projektin “Ngritja e qendrave alternative pas mësimit në shkolla”;
10. Shërbimi Ligjor Falas me projektin “Fuqizimi i kujdesit social për familjet dhe fëmijët përmes aksesit në drejtësi”;
11. Grupi per Integrim dhe Demokraci – GID me projektin “Riintegrimi i të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin”;
12. Albania Resilience Center me projektin “Mbështetje e integruar dhe fuqizimi i rasteve në situatë rruge”