
Njësia Administrative nr.11 në bashkëpunim me vullnetarët e Qendrës Kulturore Filozofike "Akropoli i Ri", ftoi në një aktivitet kulturor dhe festiv të rinjtë e njësisë, studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës në kuadër të festave të nëntorit , në një konkurs me ese "Përse të qëndroj në Shqipëri"! Ese frymëzuese nga të rinjtë e Tiranës, me dëshirën për ta parë çdo ditë ndryshimin, jo duke pritur nga të tjerët por duke dhënë gjithësecili kontributin e çmuar për vendin e tij me vepra që dëshmojnë kujdesin përtej vetes, si për familjen, komunitetin, qytetin dhe në fund kombin tonë . Faleminderit Bashkisë Tiranë që për fituesit e konkursit mundësoi intership pranë këtij institucioni. Bashkia Tiranë është dhe do mbetet gjithmon një derë e hapur dhe plot mundësi për të rinjtë e Tiranës.
