Lista e dokumentave:
1- Për lindjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
- Skedën e lindjes të lëshuar nga mjeku pasi është dokumenti që vërteton lindjen e shtetasve
2- Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja)
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
- Aktin e lindjes të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë:
a) Legalizuar me vulë Apostile
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar
- Afati: Në momentin e aplikimit
Vendi: Pranë çdo Njësie Administrative të Bashkisë Tiranë