
Rehabilitimi i Lumit të Tiranës, një investim publik që ka prekur dukshëm komunitetin e Njësisë nr.11.
Bregu i Lumit të Tiranës, në territorin tonë ka një shtrirje afro 4 km, i cili shtrihet përgjatë rrugëve: “Mersin Mema”, ”Shaban Hoxha“, ”Mark Bajraktari”, ”Gani Kryeziu”, ”Mer Sufa”, ”Jusuf Gervalla”, ”Andon Pano”, ”Princ Vidi", investim i cili ka zbehur tensionin e banorëve, dëmet materiale dhe efektet në mjedis.
Bregu i Lumit, nuk është më i ekspozuar si vend grumbullimi për mbetjet inerte dhe urbane por ka një ndikim të lartë pozitiv në ekosistem në mjedisin tonë në familjen tonë, në qytetin që transformohet çdo ditë në çdo cep të saj, në Tiranën tonë.
Ky investim tregoi vëmendjen për banorët në Josif Pashko, në Bregun e Lumit dhe në Institutin Bujqësor.
Tirana nuk ndalet!