Bashkia e Tiranës (Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit) ka përgatitur një draft për Strategjinë e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore i cili u diskutua në dëgjesën e parë publike të organizuar me grupet e interesit. Më datën 06/02/2019 u zhvillua takimi i parë përdëgjesën publike të Draft Strategjisë së Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në sallën e trajnimeve të Bashkisë Tiranë.
Nr. |
Emër Mbiemër |
Pozicioni |
1 |
Mirela Koçollari |
Drejtor te Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit (DTKT) |
2 |
Mira Haxhiu |
Specialiste e DTKT |
3 |
Lorena Shele |
Specialiste e DTKT |
4 |
Martin Mato |
Shoqata NATGA – Anëtar |
5 |
Rigert Çako |
Shoqata NATGA – Anëtar |
6 |
Mentor Kikia |
Gazetar |
7 |
Briz Musaraj |
Shoqata “Bota Ndryshe” - Drejtor Ekzekutiv |
8 |
Rezarta Bare |
Outdoor Albania - Përfaqësuese |
9 |
Ada Çuliaj |
Outdoor Albania - Përfaqësuese |
10 |
Zak Topuzi |
Shoqata “ATA” - Drejtor Ekzekutiv |
11 |
Ismail Hoxha |
Discover Albania - Përfaqësues |
12 |
Alma Gërxhani |
Visit Tirana – Gazetare |
13 |
Kliton Gërxhani |
Shoqata ATOA - Kryetar |
14 |
Iv Tase |
Welcome Albania - Administrator |
15 |
Gerhard Duro |
Albanian Mountain Team - Përfaqësues |
16 |
Neritan Ibi |
My Albania Nature Explorer - Përfaqësues |
Drafti i kësaj strategjie u prezantua nga znj. Mirela Koçollari, Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, gjatë një takimi ku merrnin pjesë përfaqësues të shoqatave të turizmit; operatorë turistikë; gazetarë; etj.
Znj. Koçollari duke vlerësuar këtë draft fillestar theksoi rëndësinë e sugjerimeve të pjesëmarrësve mbi dokumentin e paraqitur. Ajo vlerësoi punën e bërë në këtë drejtim si dhe problematikat e hasura. Për më tej kërkoi mendimin e pjesëmarrësve mbi draftin për përmirësimin dhe pasurimin e mëtejshëm tië tij.
Zak Topuzi – Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës ATA duke folur për draft strategjinë theksoi disa problematika në lidhje me turizmin në zonën urbane të kryeqytetit. Së pari ai ngriti problemin e krijimit të një sinjalistike minimale me informacione të shkurtra mbi hotelet, atraksionet turistike në zonën urbane të Tiranës. Vendosja e disa tabelave treguese për hotelet dhe hostelet në Tiranë për të siguruar një orintim sa më të mirë për turistët dhe përmirësimin e informimit të tyre në akomodim.
Gjithashtu ai nënvizoi edhe problematikën e parkimit dhe vendqëndrimit të taksive me turistë përpara hoteleve në mënyrë që të krijohet një akses sa më i mirë për ta.
Z. Topuzi sugjeroi krijimin e një ambjenti të përshtatshëm për të punuar artizanët që bëjnë llulla, qeleshe, etj. Të nxiten artizanët me zanatet e tyre në këto ambjente pune pranë atraksioneve kryesore të qytetit si Pazari i Ri apo qendra historike e Tiranës.
Një problematikë tjetër ishte edhe restaurimi i godinave tradicionale tiranase për të tërhequr sa më tepër turistë kuriozë të cilët kërkojnë të dinë më tepër për traditën arkitekturore të qytetit.
Ndërtimi i një qendre kongresesh për të zhvilluar panaire turizmi dhe tregtie, kongrese, konferenca ishte një tjetër propozim i tij.
Identifikimi i stacioneve të autobuzit me numër dhe emra vendqendrimesh që duhet të pasqyrohen dhe në hartën e Tiranës u cilësua prej tij si një problem që duhet të zgjidhet nga Bashkia në favor të turistëve dhe vizitorëve të qytetit.
Propozim tjetër ishte edhe shpërndarja falas e Hartës turistike të Tiranës në strukturat akomoduese të kryeqytetit.
Krijimi i një zyre Infopointi në aeroport që të ofrojë të gjitha llojet e informacioneve në nevojë të turistëve i takon një propozimi tjetër të tij.
Emërtimi i shesheve që të identifikojnë zonat jo vetëm me emërtime rrugësh. Vendosja e monumenteve sipas emërtimeve të shesheve.
Vendosja e një ligji për dhënien e informacioneve nga hotelet si: shtetësia, ditë qëndrimi, paratë e shpenzuara.
Z. Topuzi ngriti edhe problemin e taksës që paguan turisti në hotel prej 140 lekë/n që sipas tij është më e larta në rajon prandaj duhet të mendohet si të ulet më tej.
Genc Kojdheli – Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Projekteve Strategjike të BT e vuri theksin në fjalën e tij në: Riorganizmin e hartës së transportit në Tiranë si një ndër pikat e Strategjisë së Turizmit dhe Trashëgimisë. Në mënyrë që kjo hartë të vihet në shërbim të turistëve dhe vizitorëve të qytetit duke përmirësuar aksesin në transportin urban.
Një problem tjetër që u theksua nga Kojdheli ishte programi i 100 fshatrave që prek dhe Tiranën për njerëzit që duan ti kthehen të shkuarës si dhe ndikimi i tij në zhvillimin e turizmit rural në zonën e Tiranës.
Kliton Gërxhani - Kryetar i ATOA (Shoqata e tour operatorëve shqiptarë) pati disa sugjerime për draft strategjinë duke theksuar rëndësinë e statistikave në draftin e strategjisë dhe analizën e tyre në shërbim të saj. Ka vend për ndërhyrje ligjore në bashkëpunim me ATA duke vendosur një bashkëpunim midis rrjetit të strukturave akomoduese dhe Bashkisë Tiranë online. Në mënyrë që të bëhet detyrim për çdo strukturë akomoduese të deklarojë online numrin e turistëve, netët e qëndrimit të tyre, kombësinë, por pa të dhëna personale të tyre.
Një tjetër sugjerim i tij ishte bashkëpunimi me brandet hoteliere për tu fokusuar si kryeqytet në turizmin e biznesit dhe sidomos në atë të konferencave (MICE).Industria e turizmit në Tiranë mund të përfitojë nga një rritje e numrit të seminareve, kongreseve dhe konferencave që organizohen në qytet. Deri tani, shumë konferenca, seminare dhe aktivitete të tjera të këtij tipi janë organizuar në vendet fqinje (Serbi,Mal të Zi, Maqedoni, Greqi), për shkak të faciliteteve që ata ofrojnë, brandit të hoteleve dhe marketimimi të orientuar drejt këtij turizmi. Të ndërtohet një Qendër konferencash e mirëfilltë në kryeqytet dhe të bëhet një marketim intesiv i turizmit të konferencave në Tiranë. Nevojitet në këtë pikë bashkëpunimi me brandet e njohura hoteliere.
Z. Gërxhani ngriti edhe problemin e shitjes së produkteve turistike dhe suvenireve në pikat e Infopointit duke propozuar ndryshimin e ligjit për këto shitje.
Gjithashtu një sugjerim tjetër i bërë për draft strategjinë është edhe propozimi që duhet të fokusohemi të fakti që qyteti gjendet shumë pranë aeroportit si një pikë e fortë në avantazh të turizmit.
Mentor Kikia- Gazetar, shprehu rezervat e tij në lidhje më turizmin e konferencave në Tiranë duke nënvizuar se në këtë aspekt kanë ndikim edhe faktorë të tjerë të cilët nuk mund të përcaktohen nga pushteti vendor. Sugjeroi të ndërhyet në probleme më të “vogla” si vendndodhjet dhe emërtimet e stacioneve të autobusave ndërqytetas, etj.
Më tej z. Kikia sugjeroi nxitjen e turizmit rural dhe kthimin e tij në aset për Tiranën, zhvillimin e agroturizmit me realizimin e projekteve të të jetuarit në fshat përmes punimit dhe trajnimit me familjet që t’i kthejnë shtëpitë e tyre në guesthouse. Të shesim traditën dhe të jetuarit në zonën rurale si një atraksion turistik.
Ada Çuliaj - Përfaqësuese e Outdoor Albania duke diskutuar për turizmin e aventurës si një trend në rritje në rrethina bëri prezent problemin e mbeturinave në atraksionet e natyrës. Më tej sugjeroi vendosjen e masave shtrënguese për personat të cilët kapen duke ndotur mjedisin. Gjithashtu ajo duke mbrojtur idenë e zhvillimit të çiklizmit malor sugjeroi shtrimin e rrugës të që të çon te Mali me Gropa sepse deri tani shfrytëzohet vetëm për udhëtimin 4x4 (off road) dhe për të rritur aksesin e zhvillimit të këtij çiklizmi nevojitet rruga.
Genc Kojdheli – Të shihet si prioritet zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit rural në rrethinat e kryeqytetit. Në bashkëpunim të ngushtë me programin e zhvillimit të 100 fshatrave. Problemi i mbeturinave është parë gjithmonë me përparësi nga Bashkia por duhet të mbështetet dhe nga banorët si dhe vetë vizitorët dhe frekuentuesit e këtyre zonave.
Iv Tase - Administrator i “Welcome Albania” bëri prezent faktin që turistët hasin vështirësi në gjetjen e adresave të hoteleve si dhe të disa atraksioneve përmes përdorimit të aplikacionit. Prandaj propozoi vendosjen e disa hotspoteve në Tiranë që të orientojnë turistët. Gjithashtu ai vuri theksin te turizmi dentar i cili po vjen në një trend rritës në Tiranë në këtë kuadër duhet të shtohen bashkëpunimet mes tour operatorëve dhe agjencive incoming si dhe agroturizmit në itinerare interesante rreth e qark Tiranës për të rritur netët e qëndrimit të këtyre turistëve dhe cilësinë e shërbimit ndaj tyre. Gjithashtu këtyre turistëve duhet tu krijohet siguri në lëvizjet e tyre nëpër Tiranë dhe rrethina që ata të ndihen komodë.
Martin Mato- përfaqësues i Shoqatës NATGA vuri theksin në problemet e hasura gjatë guidave me turistët në kryeqytet duke kërkuar lirimin e trotuareve në mënyrë që turistët të lëvizin lirshëm si dhe standartizimi i guidave të cilat funksionojnë si free tour për informacionin që ata ofrojnë i cili duhet të jetë i kontrolluar. Gjithashtu propozoi krijimin e suvenirit të vitit për Tiranën duke shkuar drejt modernes dhe me çmim të ulët i cili të përfaqësojë Tiranën si kryeqytet evropian. Z. Mato e vuri theksin te turizmi kulturor në Tiranë i cili është kartvizita jonë për në Evropë duke përfaqësuar imazhin e Shqipërisë.
Alma Gërxhani – Gazetare e Visit Tirana theksoi problemin e bashkëpunimit midis operatorëve privatë dhe Bashkisë në të gjitha aspektet si dhe të ketë përfshirje të aktorëve privatë në zbatimin e strategjisë.
Rigert Çako - përfaqësues i Shoqatës NATGA kërkoi caktimin e disa pikave në Tiranë për parkimin e autobusave turistikë.
Takimi i dytë për dëgjesën e Draft Strategjisë së Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore i përmirësuar sipas sugjerimeve të mara në takimin e parë do të mbahet më 02/04/2019, ora 10:00, në sallën e trajnimeve të Bashkisë Tiranë.