Përfitohen nga individët që plotësojnë këto kritere:
- Fëmijët 0-18 vjeç të dhunuar në familje, të shoqëruar nga nëna ose të pashoqëruar nga prindërit, të identifikuar nga strukturat përgjegjëse si viktima të dhunës në familje. Për djemtë mbi 13vjeç, pas kryerjes së vlerësimit psikosocial;
- Vajza dhe gra, viktima të dhunës në familje,të pajisur me urdhër mbrojtjejeose urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.
Dokumentacioni i kerkuar
- Urdhrin e mbrojtjes/urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes;
- Procesverbalet e referimit nga punonjësi i Policisë së Shtetit;
- Procesverbalet nga punonjësit socialë të sektorit të dhunës në njësitë e qeverisjes vendore;
- Raportin mjekoligjor;
- Vendimin e gjykatës për vendosje në shërbim rezidencial.