Përfitohen nga persona me aftësi të kufizuara të vlerësuar nga komisioni përgjegjës i vlerësimit të aftësisë së kufizuar, kur mjeku specialist i referon për shërbime rehabilituese,duke specifikuar qartësisht shërbimin e nevojshëm për :
- Fëmijë me çrregullime pervazive të zhvillimit;
- Fëmijë me prapambetje mendore;
- Fëmijë me çrregullime në komunikim;
- Fëmijë në nevojë për aftësim fizik
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën e lindjes nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
- Vendimin e komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar;
- Referencën nga mjeku specialist;
- Referimin në shërbimin rehabilitues nga Njësia e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit.