Përfitohet nga individët, viktima të trafikimit ose viktima të mundshme trafikimi mbi 18 vjeç, që e kanë të pamundur, për arsye të sigurisë apo nevojës për shërbime rehabilituese,të jetojnë në mjedisin e mëparshëm familjar.
- Procesverbalet e referimit nga punonjësi i Policisë së Shtetit dhe punonjësi social i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror;
- Certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
- Raportin e vlerësimit të punonjësit social të NjësisësëVlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastitmbi rrethanat;
- Verifikimin mbi gjendjen social-ekonomike të familjes;
- Raportin e komisionit mjekoligjor;
- Të ardhurat e familjes nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.