Përfitohet nga subjektet që plotësojnë këto kritere:
- Përfituesit e shërbimit kanë mbushur moshën për pension sipas legjislacionit në fuqi;
- Përfitojnë pension social ose pension minimal në përputhje me legjislacionin përkatës;
- Nuk zotërojnë banesë apo llogari bankare;
- Janë të vetmuar dhe të braktisur sipas verifikimeve të kryera nga punonjësi socialnë njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit.
Dokumentacioni i kerkuar
- Certifikatën personale nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
- Certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
- Fotografinë e individit (2 copë);
- Raportin mjekësorqë përcakton gjendjen shëndetësore;
- Vërtetimin nga sigurimet shoqërore me masën dhe llojin e pensionit që përfiton, nga sistemi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
- Verifikimin e gjendjes social-ekonomike të familjes të kryer nga administratori shoqëror sipas formularit të posaçëm të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale;
- Vërtetimin nga ZRPP-jadhe ALUIZNI për pronat që ka në zotërim;
- Verifikimin nga sistemi bankar të burimeve financiare të individit,imarrë me autorizimin përkatës të individit.