Përfitohen nga individët që plotësojnë këto kritere:
- Të jenë mbi 18 vjeç e të pastrehë;
- Të jenë përfitues të ndihmës ekonomike ose në proces aplikimi për ndihmën ekonomike
Dokumentacioni i kërkuar
- Verifikimin mbi gjendjen social-ekonomike të familjes;
- Fotografinë e individit (2 copë);
- Raportin nga komisioni mjekoligjor, që përcakton gjendjen shëndetësore të personit;
- Përbërjen familjare aktuale nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
- Të ardhurat e familjes nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;
- Verifikimi i aplikimit për ndihmë ekonomike ose për përfitimin e ndihmës ekonomike;
- Informacion mbi pasuritë e paluajtshme nga regjistri i ZRPP-së.