Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
11 ℃

31 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Shërbimi zjarrfikës, Veliaj: “Krenar që Tirana merret si shembull”; Lleshaj: “Fokusi ynë te punonjësit dhe trajnimi i tyre”

  • Kreu
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Të reja
  • Lajme
  • Shërbimi zjarrfikës, Veliaj: “Krenar që Tirana merret si shembull”; Lleshaj: “Fokusi ynë te punonjësit dhe trajnimi i tyre”
Shërbimi zjarrfikës, Veliaj: “Krenar që Tirana merret si shembull”; Lleshaj: “Fokusi ynë te punonjësit dhe trajnimi i tyre”

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Me zbatimin e Reformës së Decentralizimit, Shërbimi Zjarrfikës në Tiranë është kthyer në shembull për ndërhyrjet në kohë për shuarjen e zjarreve dhe dhënien e ndihmës për qytetarët. Pas investimeve të Bashkisë së Tiranës, sot ky shërbim është rritur ndjeshëm në numër punonjësish, stacione, makineri dhe pajisje që përdoren për operacionet e ndryshme.

    Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishin të pranishëm në mjediset e Shërbimit Zjarrfikës te “21 Dhjetori”, për të parë kushtet që ofron sot ky shërbim dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve zjarrfikës. Të dy drejtuesit prezantuan edhe strategjinë për transformimin e Shërbimit Zjarrfikës, në një trupë të reagimit të shpejtë dhe profesionale.

    Kryebashkiaku Veliaj u shpreh krenar për faktin se shërbimi zjarrfikës i Tiranës cilësohet si model në strategjinë e re të qeverisë. “Ne mendojmë për zjarrfikësit, ambulancën, policinë, në ditët e nevojës dhe jo në ditët e mira. Por, leksionet që nxorëm si nga pandemia, si nga tërmeti, është se duhet të shfrytëzojmë ditët pa raste dramatike për të investuar në këto shërbime, që të jemi të përgatitur”, u shpreh ai. Veliaj theksoi se për shërbimin zjarrfikës në kryeqytet janë rritur pagat për punonjësit, por edhe numri i tyre është shtuar pasi Tirana është më e madhe në territor. “Nuk mund të mbingarkojmë të njëjtët njerëz me tre turne, kur Tirana sot ka një territor nga tuneli i Kërrabës deri në Rinas, nga Biza e Martaneshit deri në Ndroq, ku takohemi me Durrësin”, shtoi ai.

    Me fillimin e sezonit të ri arsimor, shërbimet zjarrfikëse të Tiranës do të rinisin trajnimet e në çerdhe, kopshte dhe shkolla. “Duam që të marrin njohuritë bazë në raste emergjencash, respektimin e rregullit të dikujt që është autorizuar për të drejtuar evakuimin ose për të bërë thirrje për evakuim, pritjen me qetësi deri sa të mbërrijnë zjarrfikëset dhe çdo lloj bashkëpunimi që lipset kur jemi në terren”, sqaroi Veliaj.

    Kryebashkiaku solli në vëmendje risinë e shërbimit zjarrfikës vullnetar, të cilin Tirana është qyteti i parë që e ka zbatuar. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kenë më shumë kujdes gjatë periudhës së verës, kur temperaturat janë të larta, për të shmangur problematikat me zjarret. “Na lipset të kemi edhe disa heronj të tjerë, njerëz të përgjegjshëm, që nuk i vënë zjarrin fushës për të djegur mbetjet e të korrave apo që nuk djegin goma në vende mbeturinash”, tha ai. Veliaj solli në vëmendje se fatmirësisht deri më tani s’ka patur dëme në njerëz, megjithatë ka ende nevojë për emancipim. “Na duhet jo vetëm të rrisim kapacitetet tona, por edhe emancipim, si për stafin tonë në bashki, ashtu edhe për Ministrinë e Brendshme. Jemi shumë krenarë dhe mezi presim që  këtë strategji ta çojmë deri në fund. Shembullin më të mirë si investim po e bëjmë në Kinostudio, aty ku hodhëm themelet për një stacion të ri dhe një shërbim model, i cili mund të përdoret si shembull edhe për bashkitë e tjera”, përfundoi Veliaj.
                                      
    Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se fokusi duhet të jetë te punonjësi zjarrfikës. “Shërbimi zjarrfikës bazohet te njerëzit; pa u zgjidhur çështja e punonjësve zjarrfikës, nuk  mund të zgjidhet as çështja e stacioneve, as e njësive më të mëdha. Fokusi ynë do të jetë te individi, të rekrutojmë dhe t’i trajnojmë njerëzit e duhur dhe t’i promovojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai. Ministri theksoi se 2020 ka qenë një vit pozitiv për faktin se qeveria ka miratuar një mori aktesh në shërbim të zjarrfikësve të vendit, ku veçoi atë që ka të bëjë me detyrimin ligjor për sigurimin e jetës së tyre.

    Ministri Lleshaj tha se për reformimin e shërbimit zjarrfikës janë marrë një sërë vendimesh të tjera, siç ishte veçimi i drejtorisë dhe krijimi i saj si një agjenci e rëndësishme, e cila do të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e shërbimit. “Tiranën do ta përdorim si model, për ta përsëritur në të gjithë vendin. Tirana i ka bërë hapat e para në mënyrë të qëndrueshme dhe meriton të kopjohet”, deklaroi Lleshaj. Ministri i Brendshëm njoftoi gjithashtu ngritjen e një qendre të madhe trajnimi, e cila do të shërbejë për trajnime të Ministrisë së Brendshme, por ku do të trajnohen edhe zjarrfikësit.

    Gjithashtu, Lleshaj vlerësoi shërbimin vullnetar zjarrfikës dhe e cilësoi krijimin e tij në Tiranë si lajm të madh, i cili duhet të mbështetet nga të gjithë. “Na duhet vullnetarizëm jo vetëm në shërbimin zjarrfikës, por edhe në Policinë e Shtetit. Me këtë rast ftoj edhe qytetarët, edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe të medias që t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës apo shërbimeve të tjera vullnetare, për t’i dhënë një shembull angazhimi edhe rinisë. Ne duhet t’i shërbejmë njëri-tjetrit, nuk kemi një të tretë që të na shërbejë nga lart”, përfundoi ai.

    Territori i vendit mbulohet sot me shërbim zjarrfikës, pasi çdo Bashki ka shërbimin e saj. Të gjitha Stacionet Zjarrfikëse janë në gatishmëri 24/7. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, po investojnë për pajisjen e shërbimit me godina, mjete të reja, uniforma, kushte të punës e gatishmërisë, si dhe mirëpërgatitjen e mirëtrajnimin e tyre. Hapi i radhës për këtë shërbim është krijimi i një Njësie Elitë në Shërbimin Zjarrfikës, me aftësitë dhe përgatitje si forcat RENEA në Polici.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni