Text size
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 25390, datë 21.06.2019 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Gusht, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot. 2414/1, datë 02.08.2021, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 30649, datë 05.08.2021, nga administratori z. Isidor Koti, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr. 13, rruga “Sandër Prosi”, fasada jugore dhe perëndimore”;
- Aplikimin me nr. prot. 2415/1, datë 02.08.2021, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 30650, datë 05.08.2021, nga administratori z. Isidor Koti, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr. 13, rruga “Sandër Prosi”, fasada veriore dhe lindore”.