Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 25390, datë 21.06.2019 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Janar, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
-
Aplikimin me nr. prot. 5893/1, datë 16.12.2020 nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 961, datë 11.01.2021, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës të ndërtesës me kod 52, rr. “Hoxha Tahsim””;
-
Aplikimin me nr. prot. 108/1, datë 12.01.2021 nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 1300, datë 12.01.2021, për projektin “Rikonstruksioni i çatisë dhe përmirësimi dhe termoizolimi i fasadave të pallatit nr. 15, njësia administrative nr. 5, rruga “Sulejman Delvina””.