Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr.18818, datë 16.05.2017 për “Ngritjen e komisionit të vlerësimit të aplikimeve për fondin e komuniteteve” (i ndryshuar) për thirrjen e muajit Maj, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
1. Aplikimin me nr. prot. 1312/1, datë 21.05.2019 dhe 1312/2, datë 24.05.2019, nga Njësia Administrative nr. 4, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 21263, datë 22.05.2019 dhe nr. prot. 21263/1, datë 24.05.2019, për projektin:“Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës Perëndimore dhe Jugore të ndërtesës nr.52, rr. Hysen Xhura”, Faza I, nga administratori i pallatit z. Fiqiri Omuri.
2. Aplikimin me nr. prot. 313/1, datë 21.05.2019 dhe 1313/2, datë 24.05.2019, nga Njësia Administrative nr. 4, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 21262, datë 22.05.2019 dhe nr. prot. 21262/1, datë 24.05.2019, për projektin:“Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës Lindore dhe Veriore të ndërtesës nr.52, rr. Hysen Xhura”, Faza II, nga administratori i pallatit z. Fiqiri Omuri.
3. Aplikimin me nr. prot. 1586/1, datë 17.05.2019, nga Njësia Administrative nr. 8, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. nr. prot. 20976, datë 20.05.2019 për projektin “Rikonstruksioni dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr.32, rr. Riza Cerova”, nga administratori i pallatit z. Adem Cemurati.