Text size
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 8217, datë 24.02.2022 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Maj 2022, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
-
Aplikimin me nr. prot. 1226, datë 20.04.2022, nga Njësia Administrative nr. 4, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 15978, datë 28.04.2022, nga administratori z. Klevi Çollari, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës të ndërtesës me kod 386/1, “ Rruga e Dibrës”, Njësia Administrative nr. 4, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 1611, datë 11.05.2022, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 17778, datë 12.05.2022, nga administratori z. Enver Peposhi, për projektin “Vendosje së ashensorit me “Fondin e Komuniteteve” në objektin 5kt, pallati nr. 4/2, rruga “Ylbere Bylykbashi”, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 733, datë 24.05.2022, nga Njësia Administrative nr. 3, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 19779, datë 26.05.2022, nga administratori znj. Suzana Peposhi , për projektin “Vendosje së ashensorit objektin 6kt, pallati 39/1 në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Njësia Administrative nr. 3, Tiranë”.