Text size
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarir të Bashkisë nr.18818, datë 16.05.2017 për "Ngritjen e komisionit të vlerësimit të aplikimeve për fondin e komuniteve" (i ndryshuar) për thirrjen e muajit Mars, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot 890/1, datë 07.03.2019 nga Njësia Administrative nr.5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr.prot. 11055, datë 07.03.2019, për projektin "Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr.8/2, rr.Fadil Bodinaku", nga administratori i pallatit z.Ismail Xhafa.
- Aplikimin me nr. prot. 450/1, datë 27.02.2019 dhe nr. prot. 450/2, datë 11.03.2019 nga Njësia Administrative nr.10, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr.prot.10060, datë 01.03.2019 dhe me nr. prot. 10060/1, datë 13.03.2019, për projektin "Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr.12, rr.Islam Alla, (fasada jug dhe perëndim)", nga administratorja e pallatit znj.Teuta Saraçi.
- Aplikimin me nr. prot. 451/1, datë 27.02.2019 nga Njësia Administrative nr.10, protokolluar protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 10061, datë 01.03.2019, për projektin "Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr.12, rr.Islam Alla, (fasada veri dhe lindje)", nga administratorja e pallatit znj.Teuta Saraçi.